E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne veri nuk zbatohet asnje ligj

Ramadan Kelmendi kryetar i deges se LDD-se ne Mitrovice deklaroi sot se Kushtetuta e Republikes se Kosoves dhe asnje ligj i miratuar ne Kuvend nuk zbatohen ne veri te vendit.

Ne veri nuk eshte arritur te ndalet krimi i organizuar dhe kontrabanda. Institucionet qendrore dhe lokale me problemin e Mitrovices merren vetem gjate fushates zgjedhore. Spastrimi etnik i Kosoves veriore eshte ne fazen perfundimtare nga atje me dhune dhe mosmbrojtje institucionale jane debuar 23820 qytetare shqiptare jane uzurpuar 714 banesa te shqiptareve dhe jane ndertuar 14 solitere per serbet me lejen e disa qeveritareve tha Kelmendi gjate nje takimi me gazetaret.

Ai ka theksuar se pas cdo incidenti ne Mitrovice zyrtaret lokal dhe qendror deklarojne se situata eshte e qetenen kontrollnuk ka nevoje per panik por mjerisht gjendja ne veri eshte e pandryshuar.

Edhe pas 11 vitesh Mitrovica territori popullata pertej lumit Iber nuk trajtohen nga qeveria e koalicionit pjese integrale e Republikes se Kosoves. Mitrovicasit kerkojne paprekshmerine e pakos se Ahtisarit ne bisedimet e ardhshme. LDD angazhohet dhe vepron ne ruajtjen e integritetit territorial juridik politik ekonomik te jashtem dhe te brendshem te Republikes se Kosoves.

Ne emer te qytetareve te Mitrovices kryetari i Deges se LDD-se kerkoi nga perfaqesuesit shteterore te mos punojne prapa shpines gjate bisedimeve te ardhshme shqiptaro-serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›