E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i pajetë i një personi në plazhin e Vlorës

Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Sipas të dhënave të para, dyshohet se viktima është mbytur, pasi nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e tij, transmeton Panorama.

Ambulanca transportoi trupin e pajetë drejt morgut, ndërsa ende nuk ka dijeni lidhur me identitetin apo edhe shkaqet e vërteta të vdekjes. Ndërkaq policia po heton lidhur me ngjarjen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›