E Diel, 1 Nëntor 2026

Adem Geci mund te izolohet ne nje spital psikiatrik Gruaja shte i pafajshem

58 vjecari Adem Geci mund të izolohet në një spital psikiatrik nëse konfirmohet se ka probleme mendore. Prokuroria e Fierit ka kërkuar një akt ekspertimi per gjendjen psikike të gecit. Ky i fundit ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të fierit.

Bashkeshortja e 58 vjecarit të akuzuar nga e bija për incest këmbëngul se i shoqi eshtë i pafajshëm. Së bashku me vajzen me të vogel të gecit ajo është paraqitur pranë komisariatit të fierit për t,I dërguar rrobe 48 vjecarit.

Përkundër toneve të larta të njerkës vajza tjeter e 58 vjecarit thotë se nuk ka degjuar prej motrës të ketë ndodhur një akt i tillë.

Adem Geci u akuzua nga e bija se e ka dhunuar seksualisht për 3 vjet. Vajza ndodhet pranë të afërmve në Tropojë prej 3 muajsh. Ai ka qenë me probleme mendore dhe për një kohë të gjatë pacient në spitalet psikiatrike. Gruaja e tij e parë ështe vetëvrarë në vitin 1998 në kohën kur familja jetonte në Tropojë. Një vit më pas Geci martohet sërish dhe në vitin 2007 vendoset në Levan të Fierit për të jetuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›