E Diel, 1 Nëntor 2026

E ema e Bleona Mates u rikthehet dyshimeve per rrembimin e vajzes per ta trafikuar ne Kosove

Arrestimi i Begzim Isës në Kukës, ka ngjallur shpresat e familjes së Bleona Matës, e zhdukur prej 3 vitesh në fshatin Zapod të rrethit veri-lindor të vendit.

Bukuria shprehet se e ka denoncuar që në atë kohë lidhjen e dyshimtë të Begzimit me mbesën Qamilen, e cila është njëra nga 5 vajzat që ndodheshin me bagëti në momentin e zhdukjes së vajzës së saj.

Begzimi, ka studiuar për infermieri në Gjakovë, ku ka edhe një vëlla dhe ky fakt ka shtyrë hetuesit e krimeve të rënda për një destinacion të mundshëm të Bleonës në Kosovë, apo dyshime për transplatet e përfolura të organeve në këtë zonë.

Me këtë fotografi në dorë të Bleonës kur ishte 6 vjeçe, Bukurie Mata, dhe të afërm të saj kanë shëtitur gjysmën e europës me shpresë së mund të gjenin gjurmë të vajzës që sot duhej të ishte 9 vjeçe.

E ndërsa hetimet e policisë dhe prokurorisë në këto tre vjet vetëm sa kanë ndarë familjen e Bukuries, pa mundur të faktojnë asnjë provë që mund të çonte autorët para drejtësisë

Kukës, burg pa afat për Begzim Isën
Burg pa afat vendosi gjykata e Kukesit per Begzim Isen i arrestuar nje dite me pare per rrembim te nje minoreni. 18 vjecari student ne Prizeren do te qendroje ne qeli pa afat, ndersa po zhvillohen hetimet per vertetimin e akuzes.
Nderkaq te afermit e tij e kane pritur keq arrestimin dhe per kete protestuan para policise. Familjaret e Begzin Ises mohojnë akuzat e ngritura për rrëmbim e trafikim të mituri . Ata thone se momentin e arrestimit Begzini ka qene gjumë, kurse minoreni ne shtepine e tij. Lidhur me hamendesimet per rrembimin e Bleona Mates, ata thone se djali I tyre ate kohe ka qene ne ka qenë në Prizren në shkollë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›