Android ndalon duhanin
Shumë njerëz që e pinë duhanin mundohen që ta largojnë këtë ves të keq, por në disa raste edhe nuk ia arrijnë qëllimit.
Për t’u larguar përfundimisht nga duhanpirja, janë të nevojshme disa këshilla mjekësore dhe një vullnet i fortë, por edhe këto së bashku në individin.
Nëse keni një pajisje Android, ju mund të instaloni disa aplikacione që do t’ju ndihmojnë që të ikni nga duhani.
Shumica e këtyre aplikacioneve ju ofrojnë këshilla dhe ndihmë. Këto aplikacione tregojnë statistikat e parave të kursyera nga cigaret që nuk janë blerë.
Këtu është një listë e veglave të gatshme për Androidin tuaj që do t’ju frymëzojnë dhe do të ju ndihmojnë në procesin e ndalimit të duhanpirjës.
Smokefree - është një pajisje që do të gjurmojë paratë e kursyera dhe ditët që kur keni ndaluar pirjen e duhanit.
Stop Smoking tregon përqindjen e shëndetit që ju keni përfituar nga mospirja e duhanit dhe numrin e ditëve që kanë kaluar që nga koha kur keni filluar shërimin.
Cigarette Counter gjurmon numrin e cigareve të pira në secilin ditë, javë dhe muaj dhe paratë e shpenzuara për to. Ky aplikacion mund të jetë i nevojshëm për të zvogëluar përdorimin e duhanit deri në përfundimin e plotë të duhanpirjes.
QuitNow! është një aplikacion që numëron ditët që keni kaluar larg duhanit, kohën dhe paratë e kursyera nga mosblerja e duhanit.
Smoke Control Lite është një aplikacion që ju ndihmon që të vetëdijesoheni për shprehin e keqe të duhanpirjes. Ai tregon statistika të llojllojshme, si numrin e cigareve të pira në kohëra të ndryshme dhe kohën që kaluar që nga cigarja e fundit e pirë.
Disa këshilla për fund: Duhani vret. Mos përdorni duhan. Largohuni nga ky veprim i dëmshëm. Bëni një jetë të shëndetshme. (pcworldalbanian)