Negociata me familjen e vrasesve
Edhe pse kane kaluar kater dite nga vrasja e Mirash Prekes per gjakmarrje autoret e saj te identifikuar vazhdojne te jene te lire. Ata mendohet se jane fshehur ne fshatin e tyre te lindjes nderkohe qe policia ka kontaktuar me familjaret e tyre me qellim per te negociuar per vetedorezim. Nga te dhenat mesohet se familja e tyre nuk e ka pranuar se dy vellezerit Arben dhe Alfred Gjergji te kene vrare Preken pavaresisht se nuk pranojne te dorezohen ne polici. Policia tha se ka ushtruar disa kontrolle ne banesa dhe ne zona ku mendohet se fshihen dy te dyshuarit per vrasje por ende nuk kane rene ne gjurmet e tyre. Njekohesisht prej familjareve eshte kerkuar ndihma qe ata te shkojne vete ne polici dhe te japin versionet e tyre. Preka dyshohet se kishte vrare vellain e dy te kerkuarve.