Politika do kohe per plotesimin e vendeve vakante
Rast pas rasti ne Gjykaten e Larte mbarojne mandatet kushtetuese 9-vjecare te gjyqtareve dhe deri ne zevendesimin e tyre kalon nje kohe qe veshtireson dukshem plotesimin e kolegjeve perkatese me numrin 5 te gjyqtareve pjesemarres ne gjykim. Pervec 3-mujorit te dyte te vitit 2009 gjate te cilit trupa gjyqesore ishte ne numer te plote vitet e fundit ka pasur mungesa periodike minimalisht prej 3 gjyqtaresh duke rritur ngarkesen ne menyre te konsiderueshme. Aktualisht mungojne tre gjyqtare. Sipas Kryetares se Gjykates se Larte numri total prej 17 gjyqtaresh te Gjykates se Larte i percaktuar me ligjin organik ploteson perberjen e nje kolegji penal prej 5 gjyqtaresh dhe 2 kolegjeve civile me nga 5 gjyqtare secili. Po te shtojme faktin se hera-heres ne Gjykaten e Larte krijohen mungesa te gjyqtareve per shkaqe shendetesore vizita zyrtare jashte shtetit dhe shkaqe te tjera gjendja e funksionimit dhe perballimit te volumit te punes nga Gjykata e Larte perkeqesohet se tepermi.