E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociata te veshtira mbi borxhin grek

Disa luajne me kohen te tjeret insistojne per nje marreveshje te shpejte. Qysh te marten 03.01. Fondi Monetar Nderkombetar u shpreh skeptik per shlyerjen e 50 per qind te borxheve dhe kerkoi nje qethje me te gjere te borxhit per Greqine. Zedhenesi i qeverise greke Pantelis Kapsis deklaroi ne te njejten kohe ne Athine se ndoshta se shpejti do te kete nje marreveshje.

Ne samitin e tyre te krizes ne fund te tetorit vendet e Eurozones vendosen qe bankat dhe kompanite e sigurimit te heqin dore nga 50 per qind e kerkesave te tyre ndaj Greqise dhe te shkembejne kredite e tyre te vjetra me letrat e reja me vlere me afate me te gjata kohore. Kjo megjithate duhej te ndodhte ne baza vullnetare ne menyre qe falja e pjesshme e borxheve te mos sjelle vetem sigurime per rastin e mospagimit te kredise gje qe ne rast te falimentimit te Greqise do te kishte per pasoje nje reaksion zinxhir ne eurozone.

Negociata mes qeverise greke e kreditoreve

Qe atehere negociohet me zell midis qeverise greke dhe kreditoreve te saj. Negociatat jane ne rruge te mbare por ceshtje te rendesishme jane ende te hapura beson ekonomisti grek Kostas Stathopulos nga Manchester Business School.

Me sa duket tri pika te negociatave mbeten ende te diskutueshme perkatesisht lartesa e qethjes vullnetare te borxhit kohezgjatja e kredive te ardheshme si dhe normat e tyre te interesit sqaron Stathopulos. Greqia donte nje norme te perballueshme te interesit prej kater per qind por kreditoret nderkombetare kembengulin ne gjashte per qind sidomos pasi ata duhet te pranojne po ashtu afate te gjata per kthimin e kredive. Nga kendveshtrimi i investitoreve kjo kerkese eshte krejtesisht e kuptueshme por presioni politik per perfshirjen edhe te kreditoreve private mund te rritet ende dhe ti binde huadhenesite qe te pranojne norma edhe me te uleta te interesit.

Pakenaqesi per shnderrimin e modaliteteve te pagesave

Qeveria greke nga ana e saj duhet te pranoje se kredite e saj ti nenshtrohen ligjit britanik. Ne kete menyre kreditoret nderkombetare fitojne nje status te privilegjuar gjate ristrukturimit te ardhshem te borxheve sepse qeveria heq dore shprehimisht nga e drejta e saj per te ndryshuar modalitetet e pagesave permes vendimeve te thjeshta te parlamentit.

Bildunterschrift Evangelos Venizelos negociatori kryesor

Ky premtim ka shkaktuar pakenaqesi ne Athine. Sipas disa eksperteve dhe politikaneve ministri i Financave Evangelos Venizelos do te vepronte ne menyre te mencur nese do ti vendoste nga ana e tij nen presion kreditoret dhe per shkak te zvarritjes se negociatave te kercenoje me nje dalje nga euro. Ekonomisti Kostas Stathopulos e sheh kete ndryshe.

Sado joshese qe mund te jete kjo ide per disa politikane Nje kercenim do te kishte kuptim vetem nese Greqia do te ishte ne gjendje te paraqiste nje teprice primare te buxhetit nenvizon Stathopulos. Atehere qeveria greke do te mund te dergonte nje sinjal bindes se nuk varet me nga tregjet. Aktualisht nuk mund te thuhet nje gje e tille prandaj per palen greke nuk ka hapesire per negociata ne kete drejtim.

Nje mendim tjeter ka tregtari i bursave Emmanuel Varsos ne nje borxh total prej me shume se 350 miliarde euro nuk mjafton as nje shlyerje vullnetare prej 50 perqind. Po ashtu nje falje e pjesshme e borxhit nuk do te arrije te qetesoje pjesemarresite ne tregjet financiare beson eksperti i burses. Ne vend te kesaj Greqia duhet te zgjedhe rrugen e veshtire dhe te vendose per falimentim por pa u larguar nga zona e euors tha Varsos per kanalin televiziv te Athines Skai.

Kush ka paguar ne te kaluaren per tu siguruar per kthimin e kredise tani mund te ktheje sigurimin per rastin e mospagimit te kredise mendon eksperti Varsos. Pa pagesen e sigurimit per rastin e mospagimit te kredise tregu do te pesonte kolaps dhe pastaj Greqia nuk do te kishte me mundesi per te huazuar para. Po ashtu nuk duhet te krijohet iluzioni qe Greqia do te ishte ne gjendje te siguroje kredi ne tregun e lire vetem pas nje shkembimi vullnetar te huave.

Autore Jannis Papadimitriou / Esat Ahmeti

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›