Opozita siriane kerkon mbeshtetje ne Gjermani

Me fytyra serioze pak te tulatura perfaqesuesit e opozites siriane rrine para gazetareve ne Berlin. Dhjete muaj pas fillimit te protestave numerohen me shume se 6000 te vdekur forcat e sigurise veprojne brutalisht kunder demonstruesve. Tani opozita shpreson per me shume mbeshtetje nga jashte. Qellimi i saj eshte ti jape fund sundimit te presidentit Bashar al-Asad dhe te krijoje nje Siri pluraliste. Dhe kjo me mjete paqesore.
Ketu kundershtaret e regjimit mbeshteten edhe te Gjermania. Ne kerkojme nga qeveria gjermane njohjen e Keshillit Kombetar Sirian SNC si perfaqesues legjitim i popullit sirian thote Ibrahim Hozan. 28-vjecari i cili ka qene nje vit ne burg ne Siri eshte nje nga udheheqesit e Keshillit Kombetar. Deri tani SNC nuk eshte njohur zyrtarisht nga asnje perfaqesi qeveritare e popullit sirian.
Ne dialog me qeverine gjermane
Ne gushtin e kaluar ne Keshillin Kombetar jane bashkuar grupe te ndryshme opozitare brenda dhe jashte Sirise. Kryetari Burhan Ghalioun eshte profesor ne Sorbonne ne Paris. Emrat e anetareve ne Siri mbahen sekret per arsye sigurie. Ne dhjetor ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle FDP priti tre perfaqesues te Keshillit Kombetar Sirian duke perfshire edhe Ibrahimin. Interesi ishte i madh thote i riu i dobet me syze. Qe atehere ato jane vazhdimisht ne bisede me njeri-tjetrin.
Ibrahim shpreson se qeveria do ta shtoje presionin kunder Assadit Gjermania dhe vendet e tjera te BE duhet ti terheqin ambasadoret e tyre nga Siria.Qeveria federale iu pergjigj me maturi kesaj kerkese. Figura te tjera te opozites kane kerkuar qe ambasadori gjerman ne Damask te qendroje thuhet ne Ministrine e Jashtme.
Per nje zone sigurie
Sanksionet jane aktualisht mjeti i vetem i atyre vendeve qe e kritikojne shtypjen brutale te Assadit. Per politikanin e partise se Gjelber ne Berlin Fehrad Ahma gjithashtu anetar i Keshillit Kombetar Sirian kjo nuk eshte e mjaftueshme. Ai kritikoi reagimin e ngadalshem te bashkesise nderkombetare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vezhgues te Liges Arabe ne Siri
b Ahma eshte per nje zone sigurie ne kufirin me Turqine nga ku njerezit te mund te arratisen per te shpetuar. Ne kete zone forca ajrore siriane duhet te kete ndalimfluturimi. Ahma shpreson te Keshilli i Sigurimit i OKB-se. Sipas tij eshte e pashmangshme qe komuniteti nderkombetar te pakten te kercenoje me nje nderhyrje te dhunshme Ne nuk do te kemi asnje zgjidhje tjeter ne qofte se dhuna brutale kunder popullates nuk do te ndalet ne te ardhmen e afert.
Ahma raporton se ushtria e lire siriane po fiton mbeshtetje ne Siri. Ushtria e lire siriane eshte nje grup i armatosur brenda opozites qe perbehet prej dezertoresh nga ushtare qe nuk duan te qellojne mbi bashkeqytetaret e tyre. Deri tani keto ushtare kane mbrojtur sidomos demonstratat dhe procesionet e varrimit thote Ahma. Por ai shikon nje rrezik qe konfrontimi me forcat e armatosura siriane mund te thellohet. Nuk perjashtohet qe ushtria e lire siriane te beje nje lufte guerile kunder ushtrise zyrtare siriane.
I sulmuar ne Berlin
Se sa larg mund te mberrije krahu i regjimit ne Damask Ahma e ka perjetuar vete Ai u sulmua ne fund te dhjetorit nga dy burra ne banesen e tij ne Berlin. Te panjohurit trokiten ne deren e tij naten dhe e rrahen me shkopinj. Ende vazhdojne hetimet por Ahma dyshon se autoret kane qene xhelatet e regjimit te Assadit .
38-vjecari tregon se familja e tij ne Siri ne vitet e fundit eshte vene ne menyre te perseritur nen presion. Ata u kishin thene te afermve te tij se aktivitetet e tij ne Gjermani jane duke u ndjekur nga afer thote Ahma i cili jeton ne Gjermani qe nga viti 1996. Keto perpjekje frikesimi do te vazhdojne vecanerisht tani qe regjimi e sheh ekzistencen e tij ne rrezik.
Autore Nina Werkhuser/Angjelina Verbica
Redaktoi Auron Dodi