E Enjte, 5 Nëntor 2026

Negociatat, Malaj: Anëtarësimi në BE kërkon ekonomi që të përballojë forcat e tregut të brendshëm europian

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Shqipëria çeli sot në Luksemburg negociatat me BE-në për grup-kapitujt themelorë ku Ministria e Financave drejton kriterin ekonomik dhe Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”.

Në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ministria e Financave drejton po ashtu katër kapituj: kontrollin financiar; parashikimet financiare dhe buxhetore; taksat dhe bashkimin doganor.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Financave Petrit Malaj shprehu angazhimin për për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga negociatat.

Malaj theksoi se anëtarësimi në BE kërkon funksionimin e një ekonomie me kapacitete për të përballuar presionet e konkurrencës dhe forcat e tregut të brendshëm europian.

Po ashtu, sipas tij, BE-ja promovon reformën e sistemeve të qeverisjes kombëtare për të përmirësuar përgjegjshmërinë menaxheriale, menaxhimin financiar dhe auditimin e fondeve publike.

Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt “Themeloret” ku përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, kriteret ekonomike, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar. /j.p/

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›