E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat PS rrezon oferten e PD

Pas ofertes se bere nga maxhoranca per hetimin e zgjedhjeve te kaluara Partia Socialiste nuk ka dhene pelqimin duke mos arritur keshtu marreveshjen e deshiruar. Vetem 1 dite pasi kreu i Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Patozi i dergoi nje leter homologut te tij ne PS-se Gramoz Ruci dy kreret e grupeve zhvilluan dje nje takim informal e jashte syve te medias. Takimi u zhvillua ne ambientet e Kryesise se Kuvendit gjate paradites por pas ketij takimi prej mese nje ore rezultati mungoi. Mesohet se marreveshja ka deshtuar tek fletet te votimit.
Ne kete takim ndryshe nga oferta e PD-se Ruci ka kerkuar qe Komisioni Hetimor Parlamentar te hetoje materialet zgjedhore ndersa per fletet e votimit te shprehet Komisioni i Venecias por pas nje kerkese zyrtare qe duhet ta paraqesin te dyja palet nepermjet Kryetares se Kuvendit ose Presidentit te Republikes duke kerkuar edhe nderhyrjen e Keshillit te Europes. Patozi nuk ka leshuar gje nga letra e derguar te nje dite me pare ku i shprehte PS-se mundesine e nje komisioni hetimor te perbashket por te hetoheshin vetem ceshtjet e tjera qe skane lidhje me kutite e votimit. Ne lidhje me keto te fundit Patozi i kerkoi Rucit qe PS ti drejtohet Gjykates Kushtetuese madje edhe asaj te Strasburgut per te kerkuar nje mendim ligjor por kete iniciative ta marre e vetme pa perfshirjen e maxhorances. Palet jane ndare edhe per disa ceshtje te tjera qe kane te bejne me shqyrtimin e kerkeses per fletet e votimit. Patozi ka kerkuar qe Gjykates Kushtetuese nuk mund ti vihen afate sic ka kerkuar PS per shqyrtimin e kerkeses per fletet e votimit. Sipas tij kjo bie ndesh me ndarjen e pushteteve ne nje kohe kur PS kerkon qe Gjykata Kushtetuese te kete afat vetem 10 dite per te dhene nje vendim per fletet e votimit.
Fletet e votimit
Marreveshja e vetme mes Rucit e Patozit ne takimin e djeshem ka qene vijimi i takimeve dhe negociatave. Ne ditet ne vijim palet do te diskutojne pikerisht per fatin e fleteve te votimit. Maxhoranca eshte shprehur se nese Komisioni Hetimor do te hetoje kutite me materialet zgjedhore atehere fletet e votimit duhet te digjen sic e parashikon neni 178.6 e Kodit Zgjedhor gje qe nuk eshte pranuar deri tani nga opozita. Me tej PD ka kerkuar qe hetimi te behet per mese 10 ceshtje te tjera te kerkuara nga PS qe kane te bejne me procesin e votimit kartat e identitetit lirimi i te burgosurve etj pretendime per te cilat ka ngritur me kohe opozita. Por kjo e fundit nuk bie dakord. Leshimi i vetem qe ka bere PS ka qene pritja per nje vendim per fletet e votimit por nderkohe duhet te hetohen materialet zgjedhore si procesverbale apo listat e votuesve qe gjenden ne kutite e votimeve. PS ka kerkuar qe per te mos ndryshuar rezultatin te mund te rinumeroheshin vetem nje numer i kufizuar fletesh votimi gje per te cilen maxhoranca e ka kundershtuar. Ne keto negociata PD ka bere te qarte se nese opozita merr nje mendim pozitiv per leximin e fleteve te votimi nga Gjykata e Strasburgut Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias atehere fletet mund te rinumerohen. Gjithsesi ne ditet ne vijim Ruci e Patozi do te vijojne te mbajne kontakte per te gjetur modalitet e nje marreveshje te pranuar nga te dyja palet.

Erald Kapri

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›