Negociatat, delegacioni i KE-së takohen me ambasadorët

Grupi i Ekspertëve të Komisionit dhe Bashkimit Europian mbërriti sot në Tiranë për të negociuar formulën e zgjidhjes së krizës politike. Delegacioni po zhvillon një takim në zyrat e Komisionit Europian me ambasadorët në Tiranë ku janë të pranishëm ambasadori i KE, Helmuth Lohan, ambasadori i SHBA-së Xhon Uidhers si dhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri, kryesuar nga diplomati i Spanjës, Manuel Montobio.
Takimi ka për objekt diskutimet mbi zgjidhjen e krizës politike ndërsa bëhet e ditur se gjatë bisedës do të përcaktohet edhe axhenda e punës së grupit të përfaqësuesve të KE dhe BE, të ardhur në Tiranë.
Ata pritet të zhvillojnë takime me kryeministrin Berisha, kryetarin e PS, Rama dhe me ekspertët ligjorë të forcave politike.
Në grupin e ekspertëve bën pjesë si kryesuese shefja e kabinetit të Komisionerit europian për Zgjerimin Stefan Fule dhe një ekspert i Komisionit të Venecias.