E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, babë e bir marrin peng nipin

Dy persona kanë marë dhe po mbajnë peng nën kërcënimin e armës, një person siç dyshohet për çështje borxhi.
Ngjarja e cila ka nisur në Laç, ndodhi në Kurbin kur policia është sinjalizuar se një person po mbahej peng nga dy të tjerë në një automjet.
Sipas burimeve të policisë, njotohet se i dyshuari për pengmarrjen është shtetasi Mark Gjini, i cili së bashku me djalin e tij ka marrë peng nipin për çështje të një borxhi të pa shlyer.
I rrëmbyeri është futur në makinën e të dyshuarit Mark Gjini ku ndodhet edhe djali i tij dhe po mbahet nën kërcënimin e armës duke i kërkuar të kthejë paratë e marra borxh prej tij.
Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë zonën dhe është vënë në ndjekje të makinës në të cilën ndodhet personi i rrëmbyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›