Negociatat, mbyllet takimi Ruçi-Patozi

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi kanë zhvilluar takimin e parë të negociatave për zgjidhjen e krizës politike. Takimi nisi në orën 11:00 dhe u mbajt në një sallë në katin e dytë të Kryesisë e Kuvendit.
Dy krerët e grupeve diskutuan për afro 1 orë e 40 minuta në një takim që u zhvillua me dyer të mbylluara.
Astrit Patozi është mandatuar ditën e hënë nga kryeministri Sali Berisha për të zhvilluar negociatat me opozitën në lidhje me Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit dhe objektin e punës së tij në zbatim të rezolutës që Parlamenti Europian miratoi javën e kaluar për Shqipërinë.
Në përgatitje për takimin e parë të negociatave pa ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtare, Partia Socialiste mandatoi të martën kryetarin e Grupit parlamentar të saj, Gramoz Ruçi për të zhvilluar bisedime me kreun e grupit parlamentar Patozi.