E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas takimit, Ruçi:Ramë dakord për komisionin hetimor

Pas takimit kokë me kokë , i pari për nisjen e negociatave, kryetarët e dy grupeve parlamentare, ai i PD-së Patozi dhe i PS-së Ruçi kanë deklaruar se kanë rënë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet.
Duke theksuar se takimi i sotëm do pasohet nga të tjerë, Ruçi nënvizoi se palët kanë rënë dakord se komisioni hetimor do drejtohet nga opozita e cila do ketë shumicën. "Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë vullnet për zgjidhjen. Ne ramë dakord për ngritjen e komisionit hetimor dhe për transparencën e zgjedhjeve", u shpreh Ruçi.

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi kanë zhvilluar sot takimin e parë të negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik. Takimi nisi në orën 11:00 dhe u mbajt në një sallë në katin e dytë të Kryesisë e Kuvendit.
Dy krerët e grupeve diskutuan për afro 1 orë e 40 minuta në një takim që u zhvillua me dyer të mbylluara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›