Negociatat në selinë blu, Bode: Koalicioni ka arritur në 25 parti, priten të tjerë. Lesi pranon ofertën e PD
Partia Demokratike ka nisur prej dy ditësh bisedimet me partitë që bëjnë pjesë aktualisht në koalicionin qeveritar ose që janë rreshtuar përkrah saj, duke marrë pozicione të tjera në organet e qeverisjes vendore.
Dy negociatorët, Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi, shefi i Kabinetit te Kryeministrit, njëri nga hartuesit e Kodit Zgjedhor, janë autorizuar nga kryesia e PD-së për të zhvilluar negociatat me aleatët.
Bode ka deklaruar se numri i forcave politike që do bëjnë koalicion më të djathtët ka arritur në 25 dhe pritet që negociatat të vijojnë dhe gjatë së martës.
Më herët kryeministri Berisha, e ka cilësuar koalicionin parazgjedhor si aleancën më të madhe të partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, çka do të thotë se pritet të rikonfirmojnë pjesëmarrjen në koalicion qeverisës të gjitha partitë aktuale.
Nikoll Lesi pranon koalicion me PD: Ofertë e shkëlqyer
Kryesia e Lidhjes Demokristiane e Nikoll Lesit vendosi të pranojë propozimin e PD, kështu që LDK-ja do ti bashkohet koalicionit parazgjedhor të Partisë Demokratike. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, u vendos zyrtarisht që LDK-ja të hyjë në zgjedhjet e 23 qershorit si pjesë e koalicionit të djathtë.
Më herët Lesi zhvilloi një takim në selinë blu nga ku deklaroi për mediat se se oferta që i ishte bërë nga PD ishte e shkëlqyer.
Pasditen e sotme do të diskutojmë dy propozimet e ardhura nga PS dhe PD dhe pastaj do të vendosim, u shpreh Lesi. Nesër në mesnatë skadon afati për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
22 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Negociatat në selinë blu, Bode: Koalicioni ka arritur në 25 parti, priten të tjerë. Lesi pranon ofertën e PD burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email