E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat ne seline blu

Partia Demokratike ka nisur prej dy ditësh bisedimet me partitë që bëjnë pjesë aktualisht në koalicionin qeveritar ose që janë rreshtuar përkrah saj, duke marrë pozicione të tjera në organet e qeverisjes vendore.

Dy negociatoret, Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi, shefi i Kabinetit te Kryeministrit, njeri nga hartuesit e Kodit Zgjedhor, me autorizim te kryesise se Partise Demokratike, jane personat qe po  çojne perpara negociatat me aleatet. Kryeministri Berisha, e ka cilesuar koalicionin parazgjedhor si aleancen me te madhe te partive te qendres se djathte dhe te qendres, cka do te thote se pritet te rikonfirmojne pjesemarrjen ne koalicion qeverisës te gjitha partite aktuale. Zgjedhjet 2013PS aleancë me PBDNJ-në Koalicionet politike të të vegjëlvePS shpalos politikën e jashtme Nder me kryesoret dhe qe marrin me shume vota, jane Partia Republikane, e cila ka lene te kuptohet se mund te perfshihet me vende ne listat e demokrateve, pasi keshtu behet nje shperblim i drejte per votat e mbledhura nga republikanet. Me kete filozofi mund te veprohet edhe me disa parti te tjera qe mbledhin vota domethenese ne disa qarqe, si partia demokristiane ne Lezhe dhe Shkoder, e cila eshte larguar para pak muajsh nga koalicioni opozitar, Partia Levizja e Legalitetit, kryesisht ne Diber, Levizja per Zhvillim Kombetar e Dashamir Shehit ne Tirane. Historikisht Partia Demokratike nuk ka injoruar edhe parti me numer jo te konsiderueshem votash, pasi sipas saj, nje koalicion behet me i forte dhe i maksimalizon me shume votat, me sa me shume parti qe pershihen ne koalicion. Negociatat pritet te mbyllen ne mbremje, ne menyre qe te marten te behet firmosja publike e krijimit te koalicionit parazgjedhor. Neser ne mesnate skadon edhe afati per regjistrimin e koalicioneve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›