E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Rama nenshkruan me Meten

Në qytetin e Shkodrës do të nisë Konferenca e Partive Socialiste Europiane. Në fund të kësaj konference Kryetari i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta do të hedhin firmat e tyre në një marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit në atë që eshte pagëzuar sot si “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Konferencën do ta hapë presidenti i Internacionales Socialiste, Sergeri Stanishev nëpërmjet një videokonference nga Brukseli. Firmosja e marrëveshjes do të kryhet rreth orës 17:30 minuta. Marrëveshja Rama Meta do nëshkruhet në prezencë të eurodeputetëvë të majtë Tanja Fajon, Kristia Vigenning, Richard Howid dhe Knut Flekenshtein. PS dhe LSI janë tejet të rezervuar në dhënien e informacionit se cfarë përmban marrëveshja, e cila në bazë të saj është ndërtuar në frymën e vlerave socialdemokrate europiane të cilat do të reflektojnë në programin qeverisës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›