E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat për Presidentin, sot takimi Patozi- Ruçi

Të dielës nuk do ti mungojnë negociatat për emrin e Presidentit të ri të Republikës. Rreth orës 11:00 të ditës së sotme pritet të takohen dy krerët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Socialiste, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi.

Takimi pritet të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa Patozi do të jetë i shoqëruar nga Edmond Spaho i mandatuari i dytë nga kryesia e PD-së për negociata, ndërsa Ruçi do të jetë i shoqëruar nga deputeti Sajmir Tahiri.

Vetëm dy ditë më parë, Astrit Patozi iu drejtua me një letër publike homologut të tij socialist, Gramoz Ruçi ku e ftonte në një takim konsultativ për Presidentin.

Në po të njëjtën ditë, kryeministri i vendit, Sali Berisha kishte hedhur poshtë një takim të mundshëm të tij me kreun e PS-së, Edi Rama për Presidentin.  Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë më 30 maj votimin e parë për Presidentin e ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›