E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Ruçi takohet nesër me Patozin

Share

Krerët e grupeve parlamentare të dy partive më të mëdha, PS dhe PD, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi, do të takohen gjatë ditës së nesërme, për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit.

Nuk dihej nëse PS do të pranonte të ulej në tryezë në një nivel të dytë përfaqësuesish, duke qenë se Rama kishte kërkuar takim direkt me Berishën.

Por, ky i fundit e ka shmangur takimin me Ramën, duke thënë se marrëveshjet më të mëdha me të, i ka arritur nëpërmjet të deleguarve. Për këtë arsye, Berisha tha se ka mandatuar Astrit Patozin dhe Edmond Spahon që të takohen me Gramoz Ruçin.

Ndërsa nga PS ky takim nuk është konfirmuar, kjo gjë është bërë nga ana e Patozit. Ky I fundit, që një ditë më parë i dërgoi një ftesë Ruçit, ka thënë se ftesa është pranuar dhe takimi do të zhvillohet ditën e nesërme.

Patozi do të jetë i shoqëruar nga Edmond Spaho, ndërsa përkrah Ruçit pritet që të jetë deputeti Sajmir Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›