Negociatorja kosovare, Tahiri: Serbet terhiqeshin nga propozimet
PRISHTINE-Kryesuesja e pales Kosovare ne bisedimet me Serbine, Edita Tahiri shprehet se Pala serbe u tërhoq nga projekt-marrëveshjet, vetem disa dite pas vendimit te Beogradit per te anuluar raundin e peste te bisedimeve ne Bruksel me Kosoven.
Sipas Tahirit, ka pasur raste që edhe për propozimet që i ka dhënë vetë Stefanoviç gjate bisedime te jete terhequr me pas.
Ne nje interviste per radion Europa e Lire, Edita Tahiri thote se në takimet që ka patur përmes video-konferencës, pala serbe ka bërë tërheqje në elemente të ndryshme të këtyre projekt-marrëveshjeve.
“Nga ana tjetër, unë kam shprehur mirëkuptim për atë që ata kanë nevojë për t’i studiuar me tej vendimet e tyre. Por, po ashtu kam kërkuar që të nxitojnë në vendimmarrje, sepse është në interes të mbarëvajtjes së dialogut që të kemi vendime ashtu siç ne, pala e Kosovës, për këto draft-marrëveshje të cilat janë në tavolinë, kemi dhënë pajtimin në parim, kemi marrë vendime dhe mbetemi seriozë në angazhimet tona për të çuar përpara dialogun dhe për të pasur zgjidhje në të mirë të qytetarëve. Gjithashtu, në bisedat me diplomatët perëndimorë kemi bërë të qartë se dialogu duhet të ketë afatet e veta dhe para pushimeve verore duhet të ketë marrëveshje, në mënyrë që të fillojë zbatimi i tyre. Me këtë rast, palët do të dëshmojnë edhe vullnetin politik për t’i zbatuar zotimet që i marrin në kuadër të marrëveshjeve të dialogut”.
(d.b/BalkanWeb)
E pyetur se per cfare temash do te mund te flitet me tej permes video konferences me Serbine, Tahiri shprehet se nuk do te kete tema te reja, por do te perpiqemi te rrumbullakosim nje pako te marreveshjes qe perfshin Levizjen e lire, tregtine e lire, ceshjtet e energjise, telekomunikacionit etj.