Nejmar zgjedh Barcelonën, braziliani firmos nesër
BRAZIL - Nuk do të jetë Reali i Madridit dhe as Bajerni i Mynihut, por Barcelona. Kjo është zgjedhja që ka bërë ylli I futbollit brazilian Nejmar, pas shumë hamendjesh se kë skuadër do të zgjidhte. Nejmar do të jetë lojtar i Barcelonës për 5 vjet dhe nga nesër braziliani i Santos do të firmosë kontratën me klubin blaugrana.
Lajmi u konfirmua nga vetë Barcelona, e cila publikoi edhe profilin e sulmuesit në faqen e saj zyrtare: “FC Barcelona dhe Santos kanë arritur akordin për Nejmar da Silva Santos Junior. Sulmuesi brazilian do të veshë fanellën blaugrana për 5 sezonet e ardhshme”. Transferimi i Nejmar do të kushtojë rreth 28 milionë euro dhe paga e tij do të jetë rreth 7 milionë euro në sezon.
“Dua të falënderoj tifozët e Santosit për këto vite të jashtëzakonshme që kam kaluar. Ndjenjat e mia për klubin dhe tifozët nuk do të ndryshojnë kurrë. Vetëm një klub si Santos më dha gjithçka që mund të përjetoja brenda dhe jashtë fushe”, - është shprehur Nejmar.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)