Rama në Vlorë: Qeveria ju ktheu kurrizin, ne nuk ju braktisim kurrë
Vlorë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është ndalur sot në qytetin e Vlorës ku ka zhvilluar një takim me qytetarët e zonë së Lumit. Në vendin ku ai kandidon për deputet, kryesocialisti është shprehur se ndryshe nga qeveria PS-ja nuk ka për ta harruar kurrë qytetin ku lindi pavarësia.
Në duam një Shqipëri përmes punës, ndërsa Saliu ju jep një Shqipëri që vazhdon të rrënohet. Ju betohem edhe para memorialit të dëshmorëve të kësaj zone, se unë Edi Rama, nuk do ta tradhtoj kurrë Vlorën dhe nuk do ti tradhtoj kurrë qytetarët e këtij vendi. Pas 23 qershorit do ti kthejmë fjalët në vepra, do të bëjmë ëndrrat realitet për socialistët dhe demokratët e kësaj zone dhe të gjithë Shqipërisë. Shqipëria është amaneti i të parëve tanë, i Ismail Qemalit dhe dëshmorëve të luftës, amaneti i të gjithë gjyshërve të fëmijëve që sot meritojnë vullnetin dhe dashurinë më të madhe që nesër të jenë krenarë për Shqipërinë që do të trashëgojnë, u shpreh Rama.
Më teja ai u deklaroi se harresa ndaj Vlorës është një turp për kryeministrin, i cili sipas Ramës ço ditë tregon përralla në televizjone.
Zotohemi solemnisht papara jush se kjo braktisje që e turpëron qeverinë e Tiranës, kjo harresë qe e turpëron qeverinë e Tiranës, kjo përbuzje që e turpëron qeverinë e Tiranës. Braktisje, harresë dhe përbuzje që duket në çdo metër të lumit të Vlorës, të një historie të paharrueshme dhe të lavdishme, do të marrë fund në 23 qershor. Unë e di që këtu në këtë zonë, me shumë histori, me shumë burra e gra të mençur dhe punëtorë, nuk ka vetëm socialiste, por edhe familje që vijnë nga një histori e ndryshme dhe që besojnë tek e djathta,- tha ai.
Në përfundim Rama u ka bërë thirrje demokratëve që të mos votojnë më kryeministrin, i cili sipas tij u ka kthyer kurrizin vlonjatëve. E vetmja rrugë rilindjeje, sipas tij, është Partia Socialiste.