E Diel, 1 Nëntor 2026

Neki Babamusta: Si e shpëtuan familje hebreje dhe ushtarët italianë

Intervistë me historianin prof. Neki Babamusta, Mësues i Merituar

Mikpritja e familjes Babamusta ne  senatin amerikan, te zyra e senator Tom Harkin, vere 2003, washington dcBisedoi: Raimonda Moisiu

Sinqerisht jam kurioze të di motivin dhe interesin që ngjalli te Qeveria Amerikane për të nderuar Atë & Bijë Ju i nderuar Prof. Babamusta për kontributin tuaj ndërkombëtar dhe demokracinë, dhe vajzën tuaj Ermira Gruaja Humanitare Ndërkombëtare?

Kombi i madh amerikan është ndërtuar, bazohet dhe funksionon mbi bazën e vlerave demokratike dhe humanitare botërore. Bazuar në përkrahjen historike që Sh.B.A.-ja i ka dhënë kombit tonë, në momentet më kulmore dhe në çdo kohë, për shqiptarët, Amerika vlerësohet me zemër si kombi i dytë. Si pjesë përbërëse e kombit shqiptar, dy fiset Babamusta dhe Cani, koha prej afro 100 vitesh ka qenë periudhë bashkëpunimi e afrimi në forcim të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane.

Shkolla amerikane në Kavajë, themeluar në 1920 (Golem), Lufta Çlirimtare (v. 1941-44), Fronti i Rezistencës (1944-46), fitorja e Demokracisë (22 mars 1992) dhe ardhja e ambasadorit të parë Amerikan në Kavajë z. William Ryerson (15 mars 1992), Lufta Çlirimtare e Kosovës (1998-99), qëndrimi në Sh.B.A. dy herë si familje dhe takimet në Kongresin Amerikan (1999 & 2003), si edhe angazhimet e vajzës time, Ermira në politikën amerikane janë dëshmi e qartë e kësaj miqësie të hershme. Kjo lidhje e ngushtë e familjes time, Amerikës dhe Shqipërisë karakterizohet nga një miqësi e fortë dhe aleanca të përbashkëta si në frontin diplomatik dhe në aspektin social-kulturor.

Si ndjeheni tashmë mbas këtij dekorimi të lartë nga Kongresi Amerikan si Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë?

Sh.B.A.-ja si vend i Demokracisë funksionale rrezaton për vlerat e çdo njeriu, pavarësisht kombësisë, rracës, prejardhjes apo vlerave fetare. Çdo person që ia ka kushtuar jetën vlerave njerëzore, paqes dhe demokracisë, për popullin amerikan dhe Qeverinë e saj, je një vlerë e respektuar, dhe në kuptimin metaforik yll hollivudian. Edhe përpara kombit tim, dy fiset Babamusta dhe Cani janë tepër të nderuar, bazuar në fakte. E veçanta e dekorimit të dytë (e para dhënë nga kongresmeni Kennedy në 2004) u dha me 4 korrik 2013, ditën e festës së pavarësisë së Sh.B.A.-së, dhe me miratim tepër të përzemërt nga Kryetari i Senatit Amerikan z. Harry Reid. Natyrisht, ndjesia qe me emocione të jashtëzakonshme. Merita dhe lavdia i takon kombit tim. Si i barabartë në mes të barabartëve ndjehem krenar përkrah falangës qindra-mijëshe të bashkombasve të mi, që punojnë për të njëjtin qëllim. Falenderoj në mënyrë tepër të përzemërt Kongresin Amerikan, senatorin Harry Reid, qeverinë e Sh.B.A.-së me në krye Presidentin e vlerave paqësore në botë Obama.

Për dy fiset tuaja Babamusta dhe Cani ka shumë shkrime dossier në arkivën e shtetit dhe botime të përditshme. Çmund të na thoni për momentet më të dhimbshme të këtyre familjeve, burgu, mbi 80 jetë njerëzish të persekutuar e të pushkatuara. Cili qe kërcënimi që këto fise i sillnin sistemit dikatorial komunist, në fuqi?

Papa Françesku ka thënë, shpëtojeni jetën . është e ardhmja e njerëzimit! Të vrasësh një njeri është çmenduri, bëhesh mëkatar i përjetshëm. Vetëm dashuria njerëzore e ngroh, e fisnikëron dhe e bën më të begatë jetën dhe më të ngrohtë Universin. Ndonëse shpirti i mëkatarit mbetet në errësirë, mëkatet e tij dalin në shesh. Nuk kam për ta harruar ditën (në maj 1954) kur u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetëve, të cilët ishin në grindje politike, përçarë nga partia komuniste dhe ishin gati për vëllavrasje politike (lufta e klasave). Njëri grup anonte me Shyqyri Pezën (pushkatuar nga diktatura), bashkëpunëtor me anglezët, ndërsa grupi tjetër anonte nga vëllai i tij Myslim Peza, që përkrahte regjimin vendor. Kam qenë vetëm 17-vjeç, mësues në fshatin Gjysylkonaj, kufi me Pezën. Me shpejtësi u futa në mes dhe thashë me zë të lartë, para se të vriteni vlla me vlla, qëlloni mbi mua. Vritni mësuesin tuaj. Me fat u shmang gjakderdhja në mes 35 familjeve (me shumë kurorë) të fshatit. Mbas dy ditësh ftova në shtëpinë time në Kavajë 8 përfaqësuesit e tyre, ku u bë pajtimi i gjaqeve midis dy grupeve. Në nëntor 1964, gjatë kryerjes së shërbimit tim ushtarak në Elbasan, më kërkuan për të më rekrutuar në organet e Sigurimit të Shtetit, për shërbim të jashtëm diplomatik. Natyrisht refuzova ti shërbeja regjimit komunist sepse nuk ma lejonte ndërgjegjja të fusja në burgje njerëz të pafajshëm. Refuzimi pati pasoja për të ardhmen time. Më keqtrajtuan: i traumatizuar u shtrova në spitalin ushtarak të Elbasanit (nëntor 1964), që në fillim më mohuan të drejtën e studimit (të cilën e mora me korrespondence si shkollën e mesme dhe universitetin), më pushuan nga puna, më transferuan në zona të largëta dhe përndoqën familjen time. Nga persekutimi komunist të dy fiset patën pasoja të rënda. Mbi 20 vetë të vdekur nëpër burgje, të burgosur dhe internuar. Vëllain e gruas, Naim Cani, vetëm 21 vjeçar, e shtypën me makinë në orar të punës. Megjithëse familja u interesua për të gjetur personin dhe shkakun deri në organet e larta të qeverisë së kohës, heshtën dhe nuk morën asnjë masë ndaj shoferit që kreu vrasjen. Babi im, Beqir Babamusta, pësoi një vdekje të dhimbshme. Në vitet e para të çlirimit, këshilltari i lagjes i bënte presion psikologjik vazhdimisht duke i thënë unë jam Enver Hoxha. Babai vdiq nga ataku në zemër në moshë shumë të re, 68 vjeç. Edhe vajza ime Ermira, ndonëse mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën tetë-vjeçare dhe konkursin e anglishtes, komisioni i provimit të anglishtes nuk i dha të drejtën për të vazhduar shkollën e mesme. Komisioni vendosi të dërgonte në shkollën e mesme në gjuhët e huaja në Tiranë bijë komunistësh dhe funksionarësh të pushtetit, ndonëse ato nuk fituan pikët minimale në konkurs. Si morëm rezultatin negativ, me ndërhyrjen time dhe të gruas, i kërkova komisionit të përsëritej provimi dhe të korrigjoheshin të gjitha provimet e pjesëmarrësit në konkurs para nesh. Një anëtare e komisionit të provimit në një qytet tjetër na lajmëroi se po korrigjonin të gjitha provimet duke u bazuar te përgjigjet e provimit të Ermirës, që ishte më i miri. Edhe pse Ermira meritonte pikët më të larta, ia ulën pikën me kërkesë të kryetarit të komisionit. Vajza ime, e indinjuar iu drejtua komisionit, rezultatet e gabuara që dhatë ju do ti verifikojë shkolla e gjuhëve të huaja në Tiranë dhe Ministria e Arsimit.

Po për strehimin e një familje hebreje dhe ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë Fashiste të Benito Musolinit, çmund të na thoni? Si dhe pse i strehuat?

Ish Mbreti Zog, për humanizëm dhe inteligjencën që karakterizonte izraelitët, në 1938 nënshkroi marrëveshjen me Evropën që nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të sillte në Shqipëri disa mijëra hebrej. Në fillim u instaluan në Vlorë, dhe pastaj në tërë Shqipërinë.

Hitleri shfarosi nëpër kampet e përqendrimit në kromateriume (furrat e vdekjes) mbi 6 milion hebrenj. Populli shqiptar, krenohet për humanizmin e tij sepse shpëtoi jetën e mbi 2,000 hebrejve. Në Kavajë, ish-sekretari i gjyqit, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit), në bashkëpunim me përmbaruesin, mësuesin patriot Mihal Lekatari, (Mësues i Merituar), arritën të pajisin me pasaporta shqiptare në fazën e parë 178 hebrej. Në shtëpinë time, nëpërmjet kushërinjve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›