Depresioni mund të evidentohet
Nga Anxhela Peza*
Fjala depresion rëndomtë përdoret nga të gjithë për të përshkruar gjendjen e dikujt qoftë ky në rrethin familjar apo jashtë tij. E etiketojnë të tillë pasi vënë re ndryshimin e tij në sjellje nga krahasimi sjellor i mëparshëm. Situata stresante nga motive të ndryshme kalojnë të gjithë njerëzit gjatë jetës së tyre dhe natyrisht që kanë qenë pjesë e episodeve depresive apo vetë depresionit. Mendimet intensive fustruese na çojnë drejt tij. Por që një individ ta quash të tillë, nuk është aq e kollajtë pasi më parë u duhet parë një sërë sjelljesh zinxhir që vijnë njëra pas tjetrës. E dhimbshme vjen kur ne ndihemi të pafuqishëm për të ndihmuar personin tonë të afërm dhe nuk e vëmë re nëse ai po përjeton gjendje depresive. Depresioni vjen si pasojë e një ndarje në çift, humbja e punës, vështirësia ekonomike, humbja e një familjari, marrëdhënia e keqe me dikë, dhuna, fizike dhe psikologjike, mos realizimi i një plani apo projekti, etj etj. Tek gratë shkak vjen ndryshimi hormonal si pasojë puberteti, cikli mujor mestruacional, menopauza apo shtatzania. Ndërsa tek burrat shpesh depresioni kalon pa u diagnostikuar për faktin se ata e maskojnë sëmundjen e tyre me pije alkoolike, përdorim droge, dhune. Gjatë mendimeve sucidale burrat janë katër herë me të predispozuar të vrasin veten sesa femrat.
Si mund ta vëmë re ne këtë?
Së pari depresioni prek çdo aspekt social të jetës, dhe këtu është e dukshme pika kyçe për të vënë re ndryshimet në zakonet e të afërmit. Simptomat janë: mërzi e zgjatur, urrejtje, tension, luhatje humori, gjendje ankthi, humbje energjie ku ndihet si i këputur i lodhur, mungesë aktiviteti, humbje në peshë ose shtimin e saj. Gjithashtu janë evidente dhe mungesa e përqendrimit, vështirësia në marrjen e vendimeve, ndjenjat i të qenit i pavlerë, i padobishëm, mungesë shpresash, dhe izolim. Insomnia (pagjumësia) është njëra nga ndryshmet e dukshme ku njeriu ose fle me orë të tej zgjatura ose nuk ka gjumë fare. Në depresion të agravuar kemi gjithashtu dhe mendimet e vetëvrasjes ose të vdekjes. Këto janë elementët kryesor ku kuptohet situata në të cilën përjetohen gjendja e brendshme e njeriut.
Komunikimi dhe stimulimi i tij për tu shprehur është mjaft i mirë ku shkarkohet i gjithë ankthi dhe stresi i akumuluar. Kërkimi i ndihmës specifike të specialistit përkatës. Shikimi i jetës me pozitivitet, duke dalë shkallë shkallë nga gropa e pesimizmit. Qëndrimi pranë i personit më të afërt, mbështetja dhe mirëkuptimi pa bërë shumë moral.
*Psikologe këshillimi