E Diel, 1 Nëntor 2026

Nelson Mandela le spitalin kthehet ne shtepi

Nelson Mandela është larguar nga spitali pas tre muajsh qëndrimi. Ish kreu i shtetit është rikthyer në banesën e tij, lajmi është konfirmuar nga presidenca afrikano-jugore. Nëj ditë më parë presidenca kishte bërë të ditur se familjarët po mendonin ta rikthenin në shtëpi. Populli afrikan që prej muajsh lutet për shërimin e tij tashmë shprehen se ai duhet lënë i qetë. Ka jetuar jetën e tij dhe ka shumë rrëmujë tani, persona që ende duan të përfitojnë nga emri i tij, duhet ta lëmë të qetë thotë një banor. 
Gjendja shëndetësore e cmimit Nobel për paqen, që në 8 qershor ishet shtruar në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri, ëshët ende kritike. Por mjekët deklarojnë se ën banesë ai do të mund të marrë të njëjtin shërbim mjekësor intensiv që i është dhënë dhe në spitalin e Pretorias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›