Stuhia tropikale ne Tajvan
Stuhia tropikale në Tajvan ka shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të vendit. Reshje të dendura kanë përkeqësuar më tej situatën duke shkaktuar dhe rrëshqitje dheu. Sipas institutit të metereologjisë moti do të vazhdojë të jetë i tillë deri të hënën. Pjesa më e goditur e vendit ësgtë ajo perëndimore. Deri tani kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 3600 të tjerë janë evakuuar nga banesat e tyre të përmbytura. Sipas ministrisë së agrokulturës, dmi i deritanishëm material kalon shifrën e 1 milion eurove. Kjo ëshët stuhia e dytë tropikale që godet vendin brenda një muaji.