E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati lëshon urdhërin: Më sillni “listën e zezë”!

Milano - Masimo Morati i kërkon trajnerit të Interit, Hoze Murinjo, të pastrojë skuadrën nga lojtarët e panevojshëm në merkaton e verës. Mediat italiane publikojnë se buxheti i bosit të kampionëve është ulur ndjeshëm, dhe këtë verë ai duhet të sigurojë patjetër 40 milionë euro nga shitjet e disa futbollistëve.

Kërkesa e Moratit vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj të Murinjos, i cili i kërkoi 100 milion euro për të sjellë në Itali disa nga yjet e Premier Ligës. Për këtë, presidenti i kërkon teknikut portugez t’i sjellë një listë me emrat e futbollistëve me të cilët nuk dëshiron të vazhdojë më punën, dhe arsyet pse.

Në listën e zezë të Murinjos mësohet se janë futbollistët, Mancini, Ricardo Quaresma, Nicolas Burdisso, David Suazo, Victor Obinna, Nelson Rivas, Luis Figo, etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›