E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën akuzë për sigurimin e kushteve për vrasjen e Hamza Terziut, ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë Ardit Gjokrosa, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të dosjes së bujshme të operacionit “Revanshi”.

policia-ritatdhesim-rinas-1-770x400-840x440-1

Gjokrosa akuzohet akuzohet për disa vepra penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Hamza Terziut, më 21 Maj 2020 në Bulqizë.

Ai akuzohet gjithashtu për “Grup të strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, si dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Banesa e Terziut u qëllua me breshëri armësh zjarri në një tentativë për eliminimin e tij fizik. Edhe pse në atë kohë ngjarja mbeti pa autorë, ajo u zbardh plotësisht vite më vonë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) përmes zbërthimit të bisedave të koduara në platformën Sky ECC.

Sipas hetimeve të SPAK në kuadër të dosjes së madhe “Revanshi”, ky sulm u organizua nga grupi kriminal i drejtuar nga Hektor Xheçuka (i njohur si Tori Xheçuka).

“I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, si dhe me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, gjatë periudhës maj-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit, Hamza Terziu.

I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, ka tentuar të vrasë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të dates 18.5.2020 shtetasin Hamza Terziu, duke qëlluar me automatik 26 herë, në drejtim të banesës së tij, në fshatin Zenisht, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Në banesë veç shtetasit Hamza Terziu ndodheshin dhe katër familjarë të tij”, njoftonte SPAK.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›