E Diel, 1 Nëntor 2026

Nen hetim polici qe ndaloi deputeten Vokshi

Zbulohen detajet e takimit mes zyrtareve te Tiranes dhe Prishtines ne Kukes

Inspektorati Policor i Kosoves ka marre ne shqyrtim dosjen Vokshi ne Gjykaten Komunale te Prizrenit. Pas incidentit qe ndodhi te dielen kur deputetja e Partise Demokratike u ndalua nga policia kufitare e Kosoves dy zyrtare te Inspektoratit Policor te Kosoves kane shkuar ne Gjykaten Komunale te Prizrenit dhe kane filluar hetimet e dosjes lidhur me ligjshmerine e veprimit te policise ndaj deputetes Albana Vokshi. Shefi i Inspektoratit Policor te Kosoves Enver Rrustemi ka konfirmuar se inspektori eshte i inkuadruar ne hetime te rastit te deputetes per shkelje te mundshme te policise. Ka nisur hetimi dhe pritet pas grumbullimit te fakteve dhe analizimit te tyre dalja me raport. Ne baze te situates ex-officio kane nisur hetimet. Po ashtu ka qene kerkese e ministrit Bajram Rexhepi qe te hetohet ky rast i tha ai dje gazetes Koha Ditore. Nderkaq te merkuren pasdite ka kaluar Piken e Kalimit Kufitar te Vermices nje duzine qeveritaresh ne detyre dhe zyrtare te larte te Policise se Kosoves te cilet jane takuar ne Kukes me homologet nga Shqiperia. Ministri i Brendshem ne detyre i Kosoves Bajram Rexhepi drejtori i Policise se Kosoves Reshat Maliqi ushtruesi i detyres se drejtorit te kufirit Shaban Guda jane takuar ne Kukes me ministrin shqiptar te Puneve te Brendshme Lulzim Basha ministrin e Drejtesise Bujar Nishani drejtorin e Policise se Shtetit Hysni Burgaj drejtorin e Policise Kufitare Pellumb Nako etj. Takimi eshte mbajtur top sekret nderkohe qe policia eshte kujdesur ne menyre te vecante qe perfaqesuesit e mediave te mos afroheshin ne hotelin ku zhvillohej takimi. Nje kujdes i vecante eshte treguar edhe ne perfundim te takimit ku automjetet e zyrtareve te larte jane afruar deri te dera e hotelit. Drejtori i Policise se Kosoves Reshat Maliqi ka konfirmuar se eshte permendur edhe rasti i deputetes Vokshi por sipas tij jo si rast i cili ka pasur ndonje trajtim te vecante. Nderkaq te enjten zyrtaret e Shqiperise kane ardhur ne takim ne Prishtine. Ne takimin ne Prishtine ka qene i pranishem edhe ambasadori i Shqiperise Islam Lauka. Ecejaket e zyrtareve te larte shteterore te te dyja vendeve vetem 24 ore pas ngjarjes me zonjen Vokshi kane vene ne panik efektivin e policise kufitare qe kane sherbyer te dielen ne Vermice. Nuk na lejohet qe te japim asnje prononcim lidhur me ngjarjen. Per cdo gje drejtojuni zotit Shaban Guda ne Prishtine apo zyres se shtypit. Por si qytetar i ketij vendi dhe si shqiptar dua te them se zonja deputete ka perdorur ndaj nesh nje fjalor tejet te papershtatshem e te padenje edhe per nje qytetar te rendomte zakonshem pohon zv.komandanti i Pikes se Kalimit Kufitar te Vermices Shaban Osmanollaj. Nderkohe qe nje burim nga Gjykata Komunale e Prizrenit pohon se te njejtin fjalor zonja Vokshi ka perdorur edhe gjate gjykimit. Nderkaq numri dy i Pikes se Kalimit Kufitar te Vermices shpreh rezerva per persona te veshur me pushtet nga Shqiperia te cilet provokojne Policine e Kosoves ne kerkim te shkeljes se ligjit. Nuk eshte hera e pare qe zyrtare nga Shqiperia krijojne incidente. Duke perfituar se jemi police shqiptare ata kerkojne privilegje duke shkelur ligjin nderkohe qe keto kerkesa nuk i kane pasur kur ketu sherbente UNMIK-u apo KFOR-i deklaron Osmanollaj. Por ndryshe nga Policia e Kosoves deklaron Policia Shqiptare. Zyrtare te policise kufitare te Kukesit deklarojne se Policia e Kosoves ka tejkaluar cdo kompetence lidhur me trajtimin e deputetes Albana Vokshi. Policia e Kosoves ka kaluar kompetencat ligjore lidhur me rastin e ndalimit te deputetes Albana Vokshi. Deputetja eshte mbajtur e izoluar per rreth tete ore derisa eshte paraqitur ne Gjykaten Komunale megjithese perfaqesues te Policise Shqiptare perfshi edhe drejtorin e policise kufitare Pellumb Nako kane njoftuar homologet per statusin e zonjes Albana Vokshi. Policia e Kosoves nuk eshte treguar as humane pasi zonja Vokshi shoqeronte edhe disa pjesetare te familjes qe ishin femra thote nje oficer i policise kufitare ne Morin. Policia kufitare ne Vermice ka ndaluar te dielen rreth ores 13.30 deputeten e mazhorances ne Parlamentin e Shqiperise Albana Vokshi kur kjo e fundit ka tentuar te kalonte pa radhe ne pikekalimin kufitar te Vermices. Deputetja Vokshi bashke me bashkejetuesin e saj Arjan Tartari dhe nje zyrtar te larte te Ministrise se Kultures po shkonin per ne Kosove. Nderkohe qe Gjykata Komunale e Prizrenit e ka lene te lire deputeten Vokshi pasi i ka shqiptuar nje gjobe prej 250 eurosh nen akuzen per fyerje ndaj policit ne kryerjen e detyres se tij zyrtare dhe per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar. Albana Vokshi me origjine nga Gjakova eshte zgjedhur deputete e Qarkut te Durresit ne vitin 2009 nen siglen e Partise Demokratike. Kohet e fundit deputetja Vokshi eshte akuzuar nga opozita ne Shqiperi per korrupsion lidhur me lehtesirat e krijuara ne dhenien e lejeve te koncesioneve te HEC-eve bashkejetuesit te saj Arjan Tartari dhe per mosdeklarim te pasurise. Prokuroria shqiptare ka filluar nje hetim ndaj Arjan Tartarit bashkejetuesit te deputetes Albana Vokshi nderkohe qe ndaj kesaj te fundit Instituti i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive po heton lidhur me mosdeklarimin e pasurise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›