Nën tokë, për në atë botë
TIRANE - Çdo ditë që kalon gjatë dy javëve të fundit, në pritje të përfundimit të grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës, ndokujt mund t’i fanitet diçka nga ngjarjet e ndodhura 30 vite më parë në Britaninë e Madhe, për të cilat përgjithësisht nuk mund të bëhet paralelizëm me dramën aktuale shqiptare. Ndonëse, disa momente të të dyjave bashkë vlejnë për t’ua nënshtruar krahasimeve të nevojshme edhe brenda pak radhëve të këtij artikulli. Atëherë, le t’i thërrasim paksa kujtesës, apo t’u hedhim tangencialisht një sy faqeve të internetit. Kërko, kërko, se diçka do të gjesh. Dhe, ja çfarë, me jo shumë fjalë.
Në vitin 1981, në burgjet e Irlandës së Veriut u zhvillua e dyta grevë e urisë, kur një nga militantët e njohur të IRA–s, Bobi Sends refuzoi ushqimin. Ndërkohë që 5 ditë më vonë nga nisja e kësaj greve ndërroi jetë një anëtar i Parlamentit britanik (i zgjedhur nga elektorati i asaj zone) dhe pas disa negociatave që çuan në kandidimin e të burgosurit grevist dhe përsëritjen e zgjedhjeve atje, vendit të lënë bosh në Dhomën e Komuneve iu ofrua emri i këtij të fundit, ndonëse Send vazhdoi të vuajë dënimin penal dhe t’i privojë vetes nevojën e të ushqyerit. Kur këshilltarët në Londër i raportuan për këtë zhvillim kryeministres Margaret Theçër, kjo u përgjigj shkurt “Më njoftoni kur të vdesë i fundit!”. Dhe, kur pas Sends–it varën kokën edhe tre bashkëvuajtës të tij, Theçëri bëri një vizitë në Belfast, ku deklaroi, se “Të përballur me kauzën e tyre të dështuar, njerëzit e dhunës kanë zgjedhur këta muaj të luajnë atë që ka shumë të ngjarë të jetë karta e tyre e fundit”. Mirëpo, kur në të njëjtin vit qeveria britanike kishte në plan për të mbyllur 23 miniera qymyrguri, ngaqë këto parashikohej të mos qenë më fitimprurëse, kërcënimi i një greve ishte i mjaftueshëm për ta detyruar atë të tërhiqej. Derisa, gjatë mandatit qeverisës të dytë të zonjës Theçer me gjithë ofertat e vazhdueshme që nga Westminster i u drejtoheshin punonjësve të nëntokës për rritje page prej 52 për qind, në këmbim të kyçjes së disa minierave të kategorizuara si jo rentabile, 6 mijë minatorë të Jorkshajërit iu futën më 1984 një greve, e cila shpuri pashmangshmërisht në zgjerimin e saj në Uells, në Anglinë veriore dhe në Skoci, si edhe zgjati pa ndërprerje plot 11 muaj.
Këtu merr fund edhe ky rrëfim i shkurtër mbi çka ndodhi që 3 dekada më parë në shtetin ishullor të Europës dhe një nga vendet më të zhvilluara të saj, për t’i hedhur sytë brenda dheun tonë, brenda një hapësire të çmuar, por të vogël dhe të varfër të kontinentit të vjetër. Më së pari duhet të shpjegojmë dhe të saktësojmë që ndonëse nuk mund të bëhet asnjë krahasim, jo vetëm thjesht i natyrës gjinore, midis ish–kryeministres britanike dhe kryeministrit shqiptar të tashëm, ky i fundit duket sikur kërkon të imitojë “Zonjën e hekurt” me heshtjen e plotë ndaj kërkesave të minatorëve të Bulqizës dhe lëngimit në grevë urie dy javore të disave prej tyre. Sepse, vërtet që një pjesë e zërave nga miniera e kromit në verilindje të vendit i drejtohen një kompanie të huaj koncesionare që shfrytëzon burimet minerare të atij pellgu, por nuk mbeten pa iu lëshuar thirrjet për ndihmë edhe Tiranës, nga ku organet qeveritare kanë detyrimin që të kontrollojnë zbatimin e ligjit për koncesionet dhe të aktivizohen seriozisht për vijimësimin e punës në prona të vyera publike, në zbatim të kontratave kolektive të lidhura përputhshmërish me mbrojtjen e disa të drejtave elementare të punonjësve. Imitimet delirante të kryeministrit tonë për të thyer edhe rekordet e Mao Ce Dunit apo të Margarit Theçerit, në kushtet e rënda politike dhe ekonomike ku ndodhet vendi ynë, çdo ditë e më tepër bëhen sa qesharake, aq edhe të rrezikshme e të dëmshme.
Të gjithë e dinë që minatorët e Bulqizës nuk janë të dënuar penalisht për t’iu futur gërmimeve në galeritë e një miniere tradicionale. Ndonëse, terreni nëntokësor ku ata derdhin djersën e tyre çdo ditë e çdo natë sa vjen e bëhet edhe më i vështirë sesa ai i burgjeve të Belfastit të 30 viteve më parë. Përkundrazi, ata janë punëtorë të lirë që e kanë zgjedhur profesionin e minatorit me vullnet të lirë, por që e ushtrojnë atë të nxitur nga nevojat më jetike të vetes dhe të familjeve të tyre të varfra deri në mjerim. Ndërkohë produkti, të cilin me mundime, telikosje dhe telendisje ia shkëpusin ata vazhdimisht masiveve të kromit jo vetëm që i sjell të ardhura financiare të pallogaritshme kompanisë austriake, por fryn edhe statistikat e eksporteve shqiptare, duke u listuar bashkë me prodhimin e naftës dhe të energjisë elektrike në kategorinë e mallrave me ndikimin më të madh për rritjen e këtyre eksporteve në periudha të caktuara. Pra, a mund të vlerësohen me indiferencën më brutale 12 kërkesat aspak fantaziste dhe askurrë me benefice të minatorëve të Bulqizës?
Nëse kompania “ACR”, për të mos i rënë të ardhurat e majme nga fitimet që nxjerr prej punës së minatorëve tanë nuk dëshiron të realizojë obligimet e saj ligjore dhe njerëzore, qysh kur përfitoi nga Qeveria ‘Berisha’ licencën e shfrytëzimit të një miniere dhjetëra vjeçare, akoma më fitimprurëse për vlerën aktuale të mineralit të kromit në tregjet botërore, si edhe qysh kur lidhi kontratën kolektive me qindra e qindra punëtorë, Shteti shqiptar kurrsesi s’mund të mjaftohet pas 40 ditësh të ndërprerjes së punës në Bulqizë me një deklaratë virtuale që bën ministria e Ekonomisë në rolin e atij priftit të moralit, duke dhënë këshilla për funksionimin e dialogut midis palëve dhe duke u kujtuar këtyre se askush nuk mund të luajë me pasurinë kombëtare. Në një kohë, kur asnjë titullar, madje edhe asnjë specialist i këtij dikasteri nuk i tundi prapanicat të shkonte në Bulqizë dhe të njihej nga afër me kushtet e punës atje, të cilat kërkojnë urgjentisht ndryshimet e nevojshme dhe plotësisht të mundshme. Në një kohë, kur ata nuk shqetësohen fare për ekskursionet e drejtuesve administrativë të kompanisë koncesionare, që tek pritej të bëhej takimi me ata, disa prej të cilëve me sot me nesër mund të shkojnë në atë botë, i tërheq vodka në një lokal 13 km pranë qytetit të minatorëve për t’u dendur mirë e mirë dhe që andej të kthehen nën dumfin e saj për t’u shtriqur në mjediset komode të banesave të tyre në Tiranë. Në një kohë, kur sipas kontratës koncesionare dhe asaj kolektive të punës duhej që qysh përpara 2 vjetësh të bëhej ri – indeksimi i pagave të minatorëve në përputhje me normën e inflacionit; që qysh atëherë të ishin rritur këto paga minimalisht me 20 për qind për t’i balancuar me nivelin e minimumit jetik; që qysh më parë se të niste aktiviteti koncencionar në minierën e Bulqizës të plotësoheshin kushtet e sigurisë në punë, aq më tepër që në mungesë të tyre janë vrarë 18 minatorë gjatë 3 viteve të fundit; që qysh gjatë këtyre viteve duhej të kishin filluar investimet e nevojshme për zgjerimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e mëtejshëm të minierës në thellësi të tjera dhe me perspektiva të reja.
Pa u zgjatur këtu me të gjitha kërkesat e arsyeshme të minatorëve të udhëhequr nga sindikalistët e tyre, organet qeveritare kanë pasur dhe kanë kohë për të llogaritur e gjetur, se ku kanë vajtur tërë ato miliona euro investime të domosdoshme që duheshin bërë në minierën e Bulqizës, për rivënien në funksionim të uzinës së Ferro-kromit në Burrel, për zhbllokimin e punës në fabrikën së pasurimit, për sigurimin e ujit të pijshëm me rrjet të veçantë në minierë, për furnizimin e minatorëve me ushqime polivalente e antidote në përputhje me legjislacionin për sigurinë e shëndetit etj, etj. Gjithashtu, këtyre organeve sigurisht që nuk mund t’u ketë munguar koha për t’u mbajtur një premtim i po kësaj Qeverie që të llogariteshin dhe të aplikoheshin efektet e uljes së moshës së pensionit për këtë kategori punonjësish në shkallë vendi. Mirëpo, asgjë nga këto sa u tha më lart nuk është bërë, çka vë pikëpyetje të mëdha për korrupsionin galopant qeverisës, që po lë me gisht në gojë dhe shpesh pa frymë një shumicë dërmuese të popullit shqiptar. A mund të shmanget tërësisht nga përgjegjësia e krijimit të situatave të tilla vet Shteti?
Me që e nisëm krahasimin e bërë gjatë këtyre rreshtave me një vështrim përtej Adriatikut, madje përtej La Manch-it, një përgjigje e pyetjes së mësipërme ndoshta mund të jepej, qoftë duke u hedhur një sy edhe obligimeve që ka marrë përsipër shteti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga ratifikimi prej tij i plot dokumenteve të së drejtës ndërkombëtare në këtë fushë, posaçërisht i atyre të kuadrit europian, mbi të cilat janë hartuar pjesët e para të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përveç garancive që sanksionon Konventa Europiane e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut për mbrojtjen e jetës njerëzore, për ndalimin e torturës, trajtimit apo ndëshkimit çnjerëzor ose poshtërues, për sigurinë e personit, për ndalimin kundër diskriminimit, për lirinë e tubimit dhe organizimit në shoqata etj, etj, garanci të verifikuara gjenden edhe në homologen rajonale të Konventës – Kartën Sociale Europiane, prej së cilës rrjedhin detyrime konkrete të çdo Shteti anëtar të Këshillit të Europës, apo pale të lartë kontraktuese të kartës përkatëse. Nga dakordësia në parim i 19 neneve, që përbëjnë pjesën II të kartës, çdo shtet duhet të pranojë në tërësi së paku 7 nene të veçanta, ndërmjet të cilëve bëhet fjalë për garantimin e të drejtës për punë (neni 1), të drejtës për t’u organizuar (neni 5), të drejtës për kërkesa kolektive (neni 6), të drejtës për sigurim social (neni 12) etj. Obligimet ligjore në kontekstin e këtyre të drejtave të mbrojtura nga karta janë të shkruara në detaje me nivele të ndryshme, dhe konkluzionet e komitetit të ekspertëve të pavarur (CIE) i kanë dhënë kuptim më të plotë saktësisë së këtyre obligimeve. Për shembull, bazuar në paragrafin e katërt të nenit 6, palët e “pranojnë të drejtën e punëtorëve dhe punëdhënësve për veprim kolektiv në raste të konfliktit të interesave, duke inkuadruar të drejtën për grevë, si rezultat i obligimeve që mund të dalin nga marrëveshjet kolektive të marra më parë”. Përmenda këtu, për arsye formatimi teknik, vetëm nenin 6/4 edhe për faktin që ai referohet si pikë vlerësimi në legjislacionin ndërkombëtar të punës, që përfaqëson rastin e parë ku e drejta për grevë ishte pranuar fillimisht nga traktati multilateral në fuqi.
Sidoqoftë, mbase vlen të përmendet se, edhe ato garanci që nuk duken aq ambicioze në letër, mund të rriten dhe zgjerohen nëse vëzhgimet do të jenë të pavarura, nëse opinioni publik rreth përmbushjes së tyre vjen duke u zgjeruar dhe thelluar dhe nëse kushtet e aspiratat ndryshojnë e zhvillohen. Ndonëse, për grevën e minatorëve të Bulqizës, veçmas për refuzimin e disave prej tyre të ushqimit, mjekimit, ajrimit normal, apo funksionimit të pompave të ujit, hë për hë nuk po duket ndonjë interesim dhe shqetësim i përgjithshëm, kjo atmosferë nuk mund të mbetet e tillë, nuk do të jetë e vakur dhe nuk mund të fashitet lehtësisht, po qe se shumë shpejt ndonjë grevisti do t’i këputej fryma. Sidoqoftë, atëherë, të paktën ca prej nesh mund t’i quajnë si të paracaktuara fatkeqësitë e vogla që e mundojnë shqiptarin çdo orë, për të na stërvitur që të durojmë fatkeqësitë e mëdha.
(GSH/BalkanWeb)