E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ministri i FSK, Agim Ceku vizitë zyrtare në SHBA

PRISHTINË- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, udhëtoi sot për një vizitë zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në Washington dhe në Lowa.

Sipas axhendës së njoftuar nga kjo ministri, fillimisht është paraparë vizita në Iowa, ku delegacioni i lartë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë do të takohet me kreun e Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral Timothy Orr.

Po ashtu, Ministri Çeku do të ketë edhe disa takime të nivelit të lartë në Pentagon, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin Amerikan.
Kjo vizitë do të jetë rast i mirë për promovimin e FSK-së, si edhe bashkërendimin e planeve me Gardën Kombëtare të Iowa, me të cilën FSK-ja është në partneritet që nga marsi i këtij viti. Ministri i FSK-së, Agim Çeku, gjithashtu do të mbaj ligjërata në Shkollën për Qeverisje “John F. Kennedy” pranë Universitetit të Harward-it, dhe në Universitetin John Hopkins.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›