Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge

Një 26-vjeçar në Mamurras, i cili ishte prej dy muajsh nën ‘lupën’ e policisë së Lezhës për shitje droge, është vënë në pranga.
Denis Shytajt iu gjetën 194 doza kanabisi, nga të cilat 144 në trajtë ‘gelato’ me përqindje të lartë THC, kokainë si dhe 2 peshore elektronike.
Droga, tashmë e sekuestruar bashkë me një automjet, ishte fshehur në hyrje të qytetit.