Nëna e Bruno Mars, në gjendje kome

Këngëtari Bruno Mars po kalon momente të vështira për shkak se e ëma e tij ndodhet në spital pasi pësoi një sulm në zemër.
Bernadette Hernandez u dërguar me urgjencë në një spital në Hawaii dhe thuhet se ajo është nën kujdes intensiv.
Bruno, disa herë ka treguar se sa i lidhur është me të ëmën dhe se e adhuron atë. Madje, një nga këngët e tij mban emrin ‘I Love You Mom( Të dua mama)’.
Thuhet se Bruno po e përjeton mjaftë rëndë këtë moment dhe se më shumë se gjithçka, dëshiron që e ëma e tij të shërohet dhe të kalojë të gjendje të vështirë./Indeksonline/