E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizë për Ilirin, takon të dashurën

(E plotësuar)


Big Brother ka rezervuar një surprizë romantik për Ilirin por paraprakisht ai është vënë në një lojë të vogël. Iliri ka takuar të dashurën e tij Anisën  në një ambient shumë romantik të shtëpisë. Para se ati të takonte të dashurën, fillimisht i janë dorëzuar disa letra nja dy persona të panjohur të cilat e kanë udhëhequr deri tek surpriza e këndshme.
......................................................................

Finalistët e aktualisht po ndjekin klipet e tyre që pasqyrojnë rrugëtimin e secilit që nga dita e parë e deri më sot përfshi momentet me të mira por edhe ato tensionuese. Të katër finalistët, me shumë emocione dhe të përlotur po përcjellin rrugëtimin e tyre 15 javor duke rikujtuar edhe njëherë që gjithë rrugën që kanë bërë.
.......................................................................

Ka filluar spektakli i natës finale të ‘Big Brother Albania 6’ ku pas 15 javësh qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sonte do të shpallet edhe fituesi i edicionit të sivjetmë.

Gara zhvillohet në mes të Elonës, Anaidit, Shpendit dhe Ilirit.

Në një ambient të jashtëm të shtëpisë me ombrella në duar duke u mbrojtur nga shiu që po bie, në fillim të spektaklit finalistëve u janë shfaqur disa klipe me momentet e shpalljes së fituesve të të githë edicioneve të ‘Big Brother’ dhe disa nga momentet e finalistëve të këtij edicioni brenda shtëpisë.

Pas shfaqjes së klipeve, finalistët i ka përshëndetur nikoqirja e spektaklit, Arbana Osmani.

Në studio përveç publikut, janë edhe banorët e eliminuar të edicionit të sivjetmë të ‘Big Brother.’
Në këto momente, banorët po ndjekin një klip me momentet që ata kanë kaluar javën e fundit të qëndrimit të tyre brenda shtëpisë./M.K/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›