E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna kineze e paguan si “frëngu pulën” fëmijën e dytë

Sipas medies kineze, familja e cila jeton në qytetin Ruain të krahinës Zhejiang, në lindje të vendit ka paguar 1,3 milionë juan (280 mijë dollarë) për sjelljen në jetë të fëmijës së tyre të dytë. Zyra e planifikimit familjar të zonës e ka gjobitur familjen në fjalë duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të çiftit dhe mesataren e të ardhurave për një person të zonës. Në këtë mënyrë është prerë gjoba më e lartë deri më tani për personat që lindin fëmijën e dytë. Gjobat për fëmijën e dytë në Kinë ndryshojnë në varësi të zonës dhe gjendjes ekonomike të familjes, duke filluar që nga 2 mijë juan (320 dollarë) deri në 120 mijë juan (19 300 dollarë).

Ligji i lindjes së një fëmije të vetëm bëhet shkak i aborteve

Në Kinë ndiqet me rreptësi politika e një fëmije të vetëm dhe me anë të kësaj politike thuhet se Pekini ka parandaluar një rritje të popullsisë me 400 milionë banorë. Shumica e familjeve i  shohin fëmijët e tyre djem si garancia e vetme në pleqëri. Një nga problemet kryesore të lindura nga politika e bërjes së një fëmije është dhe aborti. Ndërkohë që pjesa më e madhe e popullit në Kinë preferojnë fëmijët meshkuj, janë përhapur shumë rastet e abortimit të fëmijëve të seksit femër. Sipas shifrave zyrtare tre nga 100 femra të moshës 13-50 vjeç abortojnë çdo vit. Preferenca e lindjes së fëmijëve djem ndikon negativisht në prishjen e ekuilibrit mes popullsisë së seksit femër me atë të seksit mashkull. Mesatarja djalë-vajzë  e fëmijëve të lindur në Kinë është 118 me 100. Janë të shumta përpjekjet për ta hequr fëmijën pas mësimit të seksit të tij me anë të ekos dhe kjo ndikon në prishjen e ekuilibrit mes dy sekseve.
 
Për ta parandaluar diçka të tille qeveria kineze ka vendosur disa ndalesa. P.sh në spitale është i ndaluar mësimi i seksit të fëmijës para lindjes. Gjithashtu mund të themi se në Kinë kontrolle të tilla janë të ndaluara nëse nuk ka ndonjë situate urgjente. Personat që e thyejnë këtë rregull dënohen, humbasin lejen e punës dhe pushohen nga puna.

Që nga viti 1990 lejohet aborti për të gjitha femrat, të martuara apo të pamartuara qofshin ato. Në të kundërt do të rrezikohej politika e bërjes së një fëmije të vetëm. Në vend ndalohen abortet e bëra thjesht për seksin e fëmijës.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kinë, e cila ka një popullsi prej 1,3 miliardë banorësh, bëhen 13 milion aborte në vit. Krahas kësaj në vend shiten rreth 10 milionë hapa aborti në vit. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se abortet bëhen në klinika të palicensuara. Ndërsa numri i grave që i dhanë fund shtatzënisë në vitin 2007 ishte 12 milion.

/Start/A. K/

                                                                                             2012-05-31 14:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›