Propozimi i PS: KQZ me rotacion, anëtarët nga gjyqësori

Kryetari duhet të zgjidhet nga KLD, Konferenca e Gjyqësorit dhe gjykata e Lartë, duke eliminuar Avokatin e Popullit dhe presidentin si propozues.
Sipas variantit të gjykatës Kushtetuese, PS kërkon që 2 prej anëtarëve nga secila forcë të zëvendësohen çdo 2 vjet, ndërsa kryetari 1 herë në 3 vjet.
"Varianti i rotacionit nuk është një shpikje. Varianti i rotacionin zakonisht përdoret në institucione të tilla për të siguruar vazhdimësinë. Në mënyrë që, vazhdimisht, mbarimi i afatit 4 vjeçar të njërit anëtar të mos përkojë me mbarimin e afatit 4 vjeçar të anëtarit tjetër", shpjegon eksperti socialist, Bledar Çuçi.
Ndonëse të sfumuara nga zgjedhja e presidentit, negociatat mes dy forcave kryesore vazhdojnë mes bashkëkryetarëve dhe ekspertëve të ish-komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas Damian Gjiknurit, PS ia ka kaluar topin demokratëve për KQZ-në. Por nuk toleron tek varianti i ankimimeve.
"Në kërkojmë që kryetari të mos zgjidhet nga partitë politike, por njëkohësisht kemi qenë fleksibël për formulën, madje i kemi thënë partisë Demokratike, propozoni ju një formulë të zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së, apo qoftë, të ulemi bashkë e të gjejmë një formë që e quajnë dhe ata të përshtatshme. Në këtë pikëpamje, ne jemi të hapur që ta rishikojmë qëndrimin tonë", deklaron deputeti socialist Gjiknuri.
Sipas asaj që deklaroi në seancën plenare të së mërkurës, formula e re e të majtëve për KQZ-në, duket se mori dhe pëlqimin e kryeministrit. Por, ky i fundit, u shpreh kundër riciklimit total të anëtarëve të këtij komisioni.
"Është zgjidhur çështja e KQZ-së si problem amendamenti. Keni sjellë një propozim që pak a shumë mund ta pranojmë. Çfarë ndodh tani? Tani ndodh ekzekutimi politik i të gjithë anëtarëve të KQZ-së", deklaroi Berisha në seancë parlamentare. Sipas socialistëve, edhe me kodin aktual, anëtarët e KQZ-së nuk mund të garojnë për të marrë një mandat të tretë radhazi. Duke bërë që, vetëm 2 prej tyre, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani të kenë shans riciklimi. /Start/
2012-05-31 15:59