E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 37 tërmete gjatë orëve të natës

Nata e mbrëmshme nuk ka qënë aspak e qetë në Itali. Toka është lëkundur sërish plot 37 herë, duke ushqyer tensionin dhe frikën në zonat ku njerëzit jetojnë në çadra.

Sipas mediave italiane, 29 lëkundjet janë regjistruar pas mesnatës deri në orën 05:00, në zonën e Emilia Romanjës.

Kjo zonë në 10 ditë është goditur nga dy tërmete të dhunshme me fuqi 5.9 dhe 5.8 ballë, që në total kanë shkaktuar 24 të vdekur dhe rreth 14 mijë të pastrehë.

Gjithësesi, lëkundja më e fortë mes atyre të regjistruara natën që sapo kaloi ka qenë 2.7 ballë në ultësirën lombardeze, në provincën e Mantovës, e verifikuar në orën 04:16, në një thellësi prej 10 kilometrash.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›