Nëna padi kunatit: Abuzoi seksualisht me 2 vajzat

Policia e Korçës
KORCË- Një grua në Korcë ka denoncuar në polici kunatin e saj, 30 vjecar, vëllanë e bashkëshortit, pasi sipas saj ngacmonte seksualisht dhe abuzonte me dy vajzat e saj të vogla.
Gruaja, Juljana Zemblaku banore e lagjes numer 10 ne kete qytet, ka rrëfyer në polici se ajo ka qenë në dijeni të ngacmimeve, pasi ka parë shenja në trupine fëmijëve dhe për këtë i ka treguar edhe bashkëshortit, por ky i fundit, jo vetëm që nuk e ka lejuar të denoncojë, por edhe e ka dhunuar vazhdimisht.
Pas denoncimit, ekspertë së bashku me fëmijët i janë drejtuar mjekësisë ligjore për të bërë verifikimet e rastit pas denocnimit të nënës e per te mberritur ne nje perfundim nese ka pasur abuzim seksual me to.