E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Disa ministra po bëhen të mërzitshëm

Në një intervistë në një të përditshme, deputeti demokrat, Edi Paloka, ka thënë se disa ministra po bëhen të mërzitshëm ndaj duhen ndryshuar. Në këtë mënyrë ai ka shprehur një shqetësim të madh të deputetëve të djathtë, që edhe pse po shkojnë drejt mbylljes së mandatit të dytë në pushtet, nuk kanë provuar shijen e një posti ministerial. Ndryshe nga socialistët, që në tetë vite pushtet ndryshuan dhjetëra ministra, Berisha ka preferuar të ketë në drejtim vetëm një grusht njerëzish si Sokol Olldashi, Ridvan Bode, Genc Ruli, Bujar Nishani, Lulzim Basha e Genc Pollo. Burimet thonë se deputetët e PD janë tërbuar nga ky fakt i tillë. Ndërkohë Paloka ka thënë gjithashtu se PD ka lënë pas dorë militantët e saj. Ai u shpreh se eksperimentet e katapultimit të njerëzve në parti e në qeveri ndonjëherë janë negative. Paloka u shpreh gjithashtu se vota e tij do jetë kundër presidentit Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›