“Nëna” premierë në Teatrin Eksperimental – Shfaqja do të vihet në skenë edhe gjatë fundjavës

“Nëna” është shfaqja e radhës që do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental sonte në mbrëmje.
Me regji të Mehmet Xhelilit dhe një kast te mrekullueshëm aktorësh “Nëna” është një farsë e zezë e cila na ofron me një mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon jo vetëm më një histori, por edhe me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.
Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën, dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima e saj.
Vepra trajton mesazhe të fuqishme të cilat ngrejnë pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte keshtu?
Shfaqja “Nëna” do të ketë premierën sonte në mbrëmje në Teatrin Eksperimental, ndërsa do të shfaqet për publikun edhe gjatë fundjavës.
RTSH