E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna tentoi t`ia prishte lidhjen Dionit

Nëna e Celine Dionit provoi që të flas me vajzën e saj që ajo të mos dashurohej në menaxherin e saj Rene Angelil, kur këngëtarja për herë të parë i tregoi nënës së saj se ajo kishte ndjenja të forta për të.

Ylli kanadez u njoftua me Angelil kur ajo ishte 12 vjeçe ndërsa ai 38 vjeç, por lidhja e tyre mori një kthesë romantike kur Dion ishte 19 vjeçe. Por nëna e saj nuk ishte e kënaqur me këtë lidhje kur vajza e saj i tregoi se ishte në dashuri me njeriun që më parë ishte i martuar dy herë.

“Ishte shumë e vështirë për të... Kur unë i tregova asaj... se unë kisha ndjenja për Renen... Ajo bëri çmos që ta vriste dhe të ndahesha nga ai”, ka kujtuar këngëtarja për Contactmusic.com.

“Ishte shumë e frustruar me mua... Por ajo foli me mua dhe mundohej që ta kuptoja se atij i kanë dështuar dy martesa. Ajo më tha, ‘Ti je vajza ime dhe unë dua që të martohesh me një princ të kaltër’”, ka thënë Dion.

“Por pastaj ishte një lidhje shumë e fortë saqë tërë familja ime u dashurua në të dhe nëna nuk kishte zgjidhje tjetër”.

Sidoqoftë, Dion ka pranuar se edhe ajo do të ndjehej njësoj si nëna nëse djali i saj Rene Charles do ta sillte në shtëpi një grua më të vjetër se ai.

“Nuk do të mund të qëndroja sikur ai do të vinte tek unë dhe të prezantonte zonjën që është nënë e pesë fëmijëve”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›