Zayn Malik martohet në qershor?

Mediet britanike të mërkurën kanë bërë të ditur se anëtari i grupit të famshëm “One Direction” Zayn Malik është duke planifikuar që të martohet me Perrie Edwards në qershor të vitit 2014.
Çifti i ri, që bërë të ditur fejesën e tyre më herët gjatë këtij muaji- janë të gatshëm që të rezervojnë ditën e martesës sepse të dy janë shumë të zënë me karrierën e tyre, raporton revista “Heat”.
Zayn, 20, dhe bendi i tij “One Direction” në muajin tetor do të përfundojnë turneun e tyre botëror “Take Me Home”, ndërsa më vonë gjatë këtij viti do të publikojnë albumin e tyre të tretë, para se të fillojnë turneun botëror në vitin 2014.
Ndërsa, grupi i Perriet, “Little Mix” pritet që në muajt e ardhshëm të publikojë albumin e dytë.
Përkundër orarit të ngjeshur, dy të dashuruarit janë duke planifikuar që në martesën e tyre të marrin pjesë rreth 480 mysafirë.
Ceremonia pritet të mbahet në kështjellën Luttrellstown të Dublinit- ku David dhe Victoria Beckham ishin martuar në vitin 1999. /Indeksonline/