Nënçmohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 81,03 lekë ose 0,25 lekë më pak se në fundjavë. Euroja zbriti në kuotën e 93,36 lekëve duke u nënçmuar me 0,17 lekë.
Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane humbën terren sot respektivisht me nga 0,33 lekë, duke u këmbyer në kuotat 109 lekë dhe 100,26 lekë.
Banka e Shqipërisë vlerëson se këto luhatje reflektojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët ekonomikë të brendshëm, përfshirë nivelin e lartë të valutës në treg për shkak të sezonit turistik, remitancave dhe aktivitetit tregtar, duke pasqyruar ndikimin e këtyre dinamikave mbi kursin e monedhës kombëtare.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 81.03 | -0.25 | |
| Euro | EUR | 93.36 | -0.17 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.00 | -0.33 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 100.26 | -0.33 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 51.61 | +0.74 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.76 | -0.40 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.71 | -0.30 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.50 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.50 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.49 | -0.03 | |
| SDR | SDR | 110.50 | -0.10 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 327888.71 | -1,386.32 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 4706.14 | -1.92 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.00 | -0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.00 | -0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 1.70 | -0.01 | |
/j.p/r.e/