E Diel, 1 Nëntor 2026

Nendetsja turke ne Durres vizite 3 ditore ne port

Një anije ushtarake turke e tipit nëndetëse mbërriti sot në orët e para të mëngjesit në portin detar të Durrësit. Burime nga komanda e forcave tona detare bënë të ditur -në se nëndetsja “Gyr” (Gur) do të zhvillojë një vizitë 3-ditore në portin më të madh të vendit. Gjatë periudhës së qëndrimit janë parashikuar një sërë veprimtarish njohëse dypalëshe, shtuan burimet e komandës detare. Nëndetsja “Gur”, e cila është ankoruar në kalatën 4 të portit më të madh të vendit, mbërriti sot paradite nga porti i Napolit ku kishte marrë pjesë në një stërvitje të përvitshme detare në kuadër të veprimtarive të NATO-s. Nëndetsja ka një ekuipazh prej 45 oficerësh dhe nënoficerësh. Gjatësia e saj është 62 metra dhe pesha 1556 ton. Dy vjet më parë një nëndetëse e të njëjtit tip, me flamur turk, zhvilloi një vizitë në portin e Durrësit. Nëndetsja turke “Gyr” do të qëndrojë në Durrës deri ditën e hënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›