E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet fluksi i aplikimeve per pasaporta biometrike

Shtohet fluksi i aplikimeve për pasaporta biometrike në komisariatet e policisë, nga shtetasit shqiptar. Ndikim në rritjen e fluksit kishte vendimi i Këshillit të Ministrave i nxjerrë në janar, për vendosjen e afatit të fundit të përdorimit të pasaportave jo biometrike për përdorim jashtë shtetit deri në datën 1 mars.
Aplikimi për pasaportat biometrike, të cilat janë të vetmet të vlefshme për përdorim jashtë shtetit, kryhet në tre etapa, fillimisht merret kuponi në zyrën postare.
Në zyrën postaret kryhet pagesa prej 6 mijë lekësh për procedurat normale dhe 15 mijë lekë për procedura të përshpejtuara në lëshimin e dokumentit.
Pas kësaj aplikohet dhe plotësohet një formular në komisariatin përkatës të policisë, dhe brenda 8 ditëve qytetari paraqitet për prceduart e aplikimit në zyrën përkatëse pranë gjëndes civile.
Në bazë të vendimit që nxori jashtë përdorimit pasaportat jobiometrike, qyetarët shqiptarë që ndodhen jashtë vendit mund të kthehen me këtë pasaportë, por nuk mund të dalin nga kufijtë e shtetit shqiptar.
Në rast se në pasaportat biometriken kanë viza apo janë shënuar lejet e qëndrimit, shtetasit shqiptar mund të udhëtojnë me to, por gjithnjë të shoqëruar edhe nga pasaportat biometrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›