Konpensimi financiar per ish-pronaret

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton që në 5 mars do të nisë pranimi i kërkesave për kompensimin financiar të subjekteve që janë prekur nga ndërtimet pa leje. Bëhet e ditur se kësti i parë është në masën prej 47% të shumës së përgjithshme, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Agjencia ka publikuar edhe listën e subjekteve, që duhet të dorëzojnë kërkesën e kompensimit.
AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve rezultojnë në listën bashkëlidhur, të paraqiten pranë zyrave dorëzimin e kërkesës për kompensim. Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2000 (dymijë) lekë dhe të hapin në emër të tyre, një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë.
Subjekti duhet të paraqesë pranë agjencisë: kërkesën, dëshminë e trashëgimisë, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, vërtetimin për hapjen e llogarisë bankare, fotokopjen e dokumentit të identifikimit, si dhe mandatpagesën.