Burri i Ina Rames, drejtor ne Policine e Shtetit
Bashkeshorti i Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, eshte emeruar me nje detyre te larte ne Policine e Shtetit. Burime nga ky institucion bejne te ditur se Agron Nuredini ka marre postin e drejtorit te Standardeve Profesionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Komisar Agron Nuredini eshte emeruar zyrtarisht ne detyren e larte ne shtator te vitit te kaluar, por i eshte dashur kohe per te perfunduar ceshtjet e transferimit. Kjo, pasi Nuredini mbulonte detyren e oficerit te kontaktit ne Ambasaden Shqiptare ne Rome dhe transferimi per ne atdhe nuk mund te behet menjehere.
Komisari ka filluar detyren e re ne muajin janar, ndersa dy dite me pare eshte nisur me misionin e pare jashte Shqiperise. Ai ishte ne perberje te delegacionit te kryesuar nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, qe kreu nje vizite zyrtare ne Rumani. Sipas informacionit zyrtar, ne takim u diskutua per forcimin e bashkepunimit, sidomos ne shkembimin e informacioneve. "Ne menyre te vecante u trajtuan problemet qe lidhen me dy policite, por edhe me probleme qe lidhen me kriminalitetin jashte ketyre dy vendeve, por qe kane si subjekte shtetas shqiptare dhe rumune, qe kohet e fundit duket se po i forcojne lidhjet, sidomos ne trafikun e droges dhe prostitucionin", pohoi zyra e shtypit te Policise se Shtetit. A.A