E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene Tereza bashkon politikanet

Ne diten e pervjetorit te lumturimit te shenjtores Topi Berisha dhe Rama perurojne Rrugen e Paqes

shte dashur dita kur gjithe bota kujton shenjtoren shqiptare Nene Tereza per te lene menjane debatet politike dhe per te qene se bashku per nje dite te vetme.


Dje ne 7 vjetorin e lumturimit te Nene Terezes nga Papa Gjon Pali i II tre aktoret me te rendesishem te politikes shqiptare kane qene te pranishem ne inaugurimin e Rruges se mijevjecarit te paqes. Ndonese nepermjet nje shtrengimi formal duarsh ne Diten e Lumturimit te Nene Terezes politika ishte bashke.


Ne nderim te figures se shqiptares me te njohur ne bote nje rruge ne parkun e Liqenit Artificial do te mbaje emrin Rruga e mijevjecarit te paqes ku ne nje forme simbolike drejtuesit e gjithe shteteve te botes do te jene te pranishem ne kete rruge nepermjet pllakave qe mbajne emrin e shteteve te tyre.


Ne krye te saj qendron emri i presidentit shqiptar pllake te cilen e ka vendosur dje vete zoti Topi ne pranine e gjithe perfaqesuesve diplomatike dhe te komuniteteve fetare ne vend.


Ne fjalen e tij presidenti i Republikes i ngarkoi politikes barren e ruajtjes se paqes qe mesohet nga feja dhe shkolla. Paqja sociale ruhet e konsolidohet. Dhe kjo eshte detyra themelore e nje shteti demokratik dhe institucioneve te tij. Duhet te jete gjithashtu objektiv paresor i politikes si fuqi lendore e demokracise.


Per ta ruajtur e per ta persosur ate me tej ne perputhje me standardet evropiane duhet angazhim i thelle i te gjitheve. Ne kete dite ky pervjetor ne bijve vellezerve dhe motrave te nje gjaku me Nene Terezen na flet shume sepse ne kemi jo vetem nevoje por edhe detyre morale ta ndiejme me thelle zerin e saj doktrinen e saj ne sherbim te humanizmit paqes miresise e progresit shoqeror.


Ne kete dite te gjithe ne shprehim besimin dhe urimin qe Nene Tereza te shpallet shenjtore sa me shpejt - tha Topi.


Ndersa Edi Rama tha se Bashkia e Tiranes financuese e ketij projekti synon realizimin e nje rruge pelegrinazhi si shprehje e kontributit dhe respektit per Nene Terezen. Jemi ketu per ti hapur udhe nje projekti nen kujdesin e Presidentit te Republikes te cilin bashkia e Tiranes ne bashkepunim me pelegrinet e paqes eshte e privilegjuar per ta cuar perpara.


shte nje Udhe e Paqes qe simbolizon gjithcka te mire qe ka te beje me vepren e gjalle te Nene Terezes dhe njekohesisht bashkon pergjate 2.7 kilometrave te saj emra njerezish nga mbare bota - u shpreh kreu i bashkise e njekohesisht kryetari i PS-se Edi Rama. Ndersa vete kryeministri i Shqiperise ka nderuar kujtimin e shenjtores vetem me pranine e tij ne kete aktivitet.


Projekti Udha e Paqes u iniciua nga bashkia e Tiranes dhe fondacioni Rruga e Paqes kryetarja e se ciles Merita Agolli u nda tragjikisht nga jeta vetem pak muaj me pare. Ne kete dite znj. Agolli eshte kujtuar nga Presidenti i vendit dhe Kreu i Bashkise Edi Rama i cili ftoi pjesemarresit te mbanin nje minute heshtje ne kujtim te saj.


Merita Agollit eshte e pranishme ne Rrugen e Paqes nepermjet nje pllake qe mban emrin e saj e dyta ne radhen e qindra te tjerave qe do te vihen me pas ne Udhen e Paqes perkrah emrave te shume krereve te shteteve emrave te yjeve te sportit boteror e atij shqiptar perkrah emrave te artit e letrave ne bote dhe ne vendin tone apo perkrah emrave me pak te njohur qe e bartin me shembullin e tyre ne komunitet mesazhin e kesaj udhe mesazhin e vepres se gjalle te Nene Terezes.


Per te gjithe ata qytetare qe deshirojne te dergojne sugjerimet e tyre per te nderuar figura te shquara bashkia ka vene ne dispozicion nje adrese elektronike udhaepaqestirana.gov.al. Kjo bashki ka ngritur edhe nje komision i cili do te vleresoje dhe perzgjedhe emrat e personaliteteve te shquara te cilet kane kontribuar ne fusha te ndryshme.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›