E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene Tereza kombi shqiptar dhe Ballkani

Per mua kjo eshte hera e dyte qe vizitoj Prishtinen dhe si ne vitin 2003 kur erdha per here te pare ne Kosove edhe tani mua me sjell ketu Nene Tereza. Gjate vizites se pare u ftova nga Universiteti i Prishtines per te zhvilluar dy leksione i pari rreth studimit tim per Nene Terezen Mother Teresa Saint or Celebrity Nene Tereza Shenjtore apo e Famshme qe u botua ne vitin 2007 ndersa leksioni i dyte ishte mbi identitetin Amerikan dhe letersine amerikane. Keto tema i zgjodha qellimisht per te theksuar se krahas rendesise se studimit te figures se Nene Terezes duke ndjekur shembullin e amerikaneve edhe ne shqiptaret duhet ta kuptojme me mire rendesine paresore te letersise shqiptare per te njohur me objektivisht vetveten per te farketuar me mire ndergjegjen mbarekombetare si dhe per te bere me shume perpjekje per ta prezantuar veten me denjesisht ne bote.

Qe nga 2003 interesi im si studiues i Nene Terezen nuk eshte venitur perkundrazi tani une po shkruaj nje liber tjeter per te Who Betrayed Mother Teresa The Politics of Faith and Disbelief in Postmodernity Kush e Tradhtoi Nene Terezen Politika e Besimit dhe Mosbesimit ne Postmodernizem studim qe e fillova ne vitin 2007 dhe mendoj ta perfundoj ne vitin 2012.

Cfare kam mesuar une nga Nene Tereza qe nga viti 2003 Ndoshta eshte me mire qe kete pyetje ta shtroj ne nje forme tjeter pra cfare kam mesuar une per kombin tone ne pergjithesi si dhe per situaten ne te cilen gjendet kombi shqiptar dhe Ballkani gjate kohes qe jam marre me studimin e figures se Nene Terezes

Qe Nene Tereza eshte shqiptare eshte nder per kombin tone te lashte dhe te vuajtur qe ka mbajtur shume kryqe qe nga pushtimi romak. Qe per Nene Terezen jane botuar kaq shume libra nga autore te huaj qe nga viti 1969 kur doli libri i pare rreth saj eshte deshmi se sa figure qendrore Nene Tereza eshte per Vatikanin si dhe sa rendesi globale ka ajo si ikone fetare bamiresie dhe mediatike ne kontekstin e lidhjeve te Kristianizmit dhe Perendimit me Orientin pas permbysjes se kolonializmit.

Literatura e huaj per Nene Terezen te ben te mendohesh thelle per dimensionet e kesaj figure magnetike dhe shume planesh per arritjet e saj si humaniste per vizionin dhe largpamesine e saj si misionare per shpirtin e saj sa te brishte po aq edhe te trazuar si dhe per stoicizmin dhe vetemohimin me te cilin ajo duroi krizen e thelle te besimit ndoshta per me shume se gjysme shekulli.

Nuk them qe ne shqiptaret nuk kemi shkruar shume per Nene Terezen. Perkundrazi une mendoj se ndoshta kemi shkruar me teprice per te. Ceshtja nuk eshte ne sasine e shkrimeve per kete murgeshe qe doli nga trojet tona por ne cilesine e botimeve shqiptare dhe ballkanike.

Literatura ne gjuhen shqipe per Nene Terezen eshte kryesisht e karakterit perkushtues hagiografik folklorik glorifikues idealizues por nuk kane munguar edhe shkrime qellimi i te cileve eshte denigrimi i figures dhe misionit te saj. Si ata qe e lavderojne apo ata qe e shajne Nene Terezen kalojne ne ekstreme. Dhe te dyja kampet per fat te keq deri tani per mendimin tim nuk angazhohen sa duhet me autoret e huaj qe kane botuar dhe vazhdojne te botojne studime per Nene Terezen si te karakterit hagiografik apo te natyres agresive polemizuese qe disa here eshte me nota irracionale.

Po keshtu Nene Tereza eshte ndoshta shembulli me i qarte ne kohet moderne i mekatit tradicional shqiptar per te mbuluar me levdata pa kufi figurat kombetare vetem pasi te na kene kujtuar te huajt per ta. Kjo tendence reflekton shpirtvogelsine dhe sejmenllekun tone intelektual qe reflektohen ne tendencen tone per te ngritur ne qiell apo neperkembur personalitete historike shqiptare sipas avazit qe i bien te huajt si dhe mungesen e iniciatives vullnetit te mire dhe kurajos intelektuale per te shkruar ne menyre objektive dhe per hir te dijes pa interes.

Historia jone eshte bere dhe vazhdon te behet dhe ne disa raste te diktohet jashte kufijve tokesore te hapesires shqiptare si ne aspektin e marrjes se vendimeve per kombin ashtu edhe ne hartimin dhe interpretimin e historise sone. Dhe kur ta shkruajne historine te tjeret version i tyre eshte i mbarsur me qellime te caktuara dhe reflekton interesa te cilat jo gjithmone perkojne me interesat tona kombetare. Pra ne rastin e Nene Terezes edhe pse ne menyre indirekte ne ballafaqohemi me ceshtjen e vjeter kush flet per shqiptaret Ose me sakte kush flet per Nene Terezen shqiptare

Nje nder surprizat me te pakendshme qe kam hasur gjate studimit te figures se Nene Terezes eshte konstatimi se sa pak figuron femijeria dhe rinia e saj ne letersine e huaj. Tendenca per te permendur kalimthi perciptazi dhe ne shume raste edhe per ti injoruar plotesisht 18 vitet e para te jetes se Nene Terezes vihet re edhe ne biografite e hartuara nga disa prej njohesve me te mire te Nene Terezes ne Perendim si Eileen Egan Kathryn Spink dhe Anne Sebba. Po qe se shpresojme te gjejme ndonje gje me vlere per Agnes Gonxhe Bojaxhiun ne literaturen e huaj do te zhgenjehemi. Lexuesi perendimor i cili nuk ka mundesi tjeter te informohet per jeten e saj ne Shkup nga viti i lindjes 1910 deri ne vitin 1928 kur u largua per ne Dublin dhe me vone ne Kalkuta te Indise ka te ngjare te mendoje se Nene Tereza lindi ne moshen 18 vjece Kjo eshte nje nder arsyet qe edhe tani disa kolege te huaj qe ndjekin leksionet e mija per Nene Terezen ne vende te ndryshme te botes shprehen se nuk e dinin se Nene Tereza eshte shqiptare.

Po e theksoj kete jo per te perseritur gabimin qe u be ne vitin 2003 kur filloi debati disi banal mes disa entuziasteve shqiptare dhe rivaleve te tyre maqedonas sllave per perkatesine etnike te Nene Terezes. Ceshtja nuk eshte se sa pak apo sa shume figuron Shkupi dhe Shqiperia ne biografite e huaja per Nene Terezen. E rendesishme eshte qe te kuptohet se 18 vitet e para te jetes qe Nene Tereza kaloi ne Shkup ishin nje periudhe formuese e nje rendesie te vecante. Nje fjale e urte afrikane thote Femijen e rrit fshati shprehje qe u be e njohur ne Perendim ne vitin 1996 nga Zonja e Pare e Amerikes Hillary Rodham Clinton gjate promovimit te nje libri te saj.

Per ne shqiptaret qe kemi pasur nje tradite te vyer komuniteti shpirti ko-operues bamiresie dhe solidariteti si dhe gatishmerine per tiu ndodhur njeri tjetrit prane ne dite te veshtira kjo thenie sintetizon filozofine e te pareve. Nene Tereza humanistja me e njohur e koheve moderne nuk e mesoi bamiresine ne Irlande apo Indi por ne Shkup nga dy prinder te devotshem ne gjirin komunitetin shqiptar te Shkupit si dhe ne Shkupin kozmopolitan. Ky kozmopolitizem duhet kuptuar ne shume sfera etnike fetare kulturore sociale dhe klasore. Pa ndikimin e tradites se shendoshe familjare qytetare kombetare fetare dhe kozmopolitane te Gonxhe Bojaxhiut ne Shkup murgesha bamirese Nene Tereza eshte nje figure enigmatike dhe disi e percudnuar.

Zenka midis disa shqiptareve dhe maqedonasve sllave ne lidhje me etnicitetin e Nene Terezes qe permenda me lart na meson se sa e rendesishme eshte qe tiu japim fund mendesirave dhe praktikave te vjetra qe kane percare dhe vazhdojne te percajne popujt e Ballkanit. Nuk them qe te mos u kundervihemi historianeve studiuesve dhe gazetareve nga Ballkani te cilet qellimisht shtremberojne te verteten historike qe ne studimet e tyre tendencioze i bien avazit te vjeter shovinist kunder shqiptareve dhe trojeve te tyre. Nga ana tjeter eshte e rendesishme te vecojme individet raciste nga pjesa dermuese e popullsise se Ballkanit qe me te drejte mburren me figuren e Nene Terezes ashtu si ne shqiptaret kemi te drejte te mburremi me figurat e shquara qe kane dale nga popujt fqinj. Keta figura te shquara nuk u perkasin ekskluzivisht vetem kombeve te tyre ata u perkasin njerezimit. Qe Ballkani nxjerr figura te tilla deshmon se ata nuk dalin nga nje vakum historik fetar kulturor apo bamires por nga nje rajon qe ka kontribuar dhe vazhdon te kontribuoje ne pasurimin e trashegimise se njerezimit. Nene Tereza eshte shembulli me i mire ballkanik ne kete drejtim ne kohet moderne.

Si rezultat i grindjes se vitit 2003 ne shqiptaret dhe fqinjet tane humbem nje rast unik ne historine moderne te gadishullit tone te trazuar per ta ndare Nene Terezen me njeri tjetrin per te theksuar se me Nene Terezen shqiptare bashke me ne kane te drejte te mburren edhe vllahet edhe maqedonasit sllave edhe serbet edhe kroatet edhe kristianet qe nuk i perkasin katolicizmit edhe myslimanet edhe cifutet edhe ateistet edhe komunistet edhe demokratet. Nene Tereza ishte krenare per origjinen e saj shqiptare por ajo ju perkushtua Krishtit babait te saj hyjnor qe ju ndodh prane sic besonte ajo kur si femije humbi babane e saj biologjik ne rrethana tragjike. Dhe Krishtin Nene Tereza e gjente duke u sherbyer njerezve jo sipas perkatesive kombetare etnike kulturore fetare apo bindjeve politike. Nene Tereza e gjente Krishtin tek njeriu tek cdo njeri dhe kjo e ben ate nje nder humanistet me unike po qe se e shikojme humanizmin e saj ne kontekstin e frymezimit hyjnor qe ne rastin e saj buronte nga Krishti.

Duke pare gjakderdhjen ne Ballkan ne vitet 1990-te si dhe problemet dhe veshtiresite e shumta qe po has ky rajon aktualisht duket se Nene Tereza apo me sakte mesazhi i saj akoma nuk ka arritur ne trojet ballkanike. E megjithate politikanet ne pushtet dhe opozite nuk rreshtin se foluri per Nene Terezen shpesh vend dhe pa vend duke adoptuar nje ligjerim bamiresie qe nuk reflekton aktivitetin e tyre politik dhe administrativ. Te flasesh per Nene Terezen eshte pergjegjesi e madhe. Nene Tereza eshte shnderruar ne nje mburoje nga klasat politike ne Ballkan vecanerisht ne Shqiperi Kosove dhe Maqedoni per te mbuluar mefshtesine inercine vegjetimin si dhe korrupsionin ekonomik moral shpirteror politik dhe administrativ.

Po qe se degjojme me vemendje politikanet qe flasin per Nene Terezen te krijohet pershtypja se te gjithe ata jane te perkushtuar ndaj Nene Terezes. E verteta eshte se nje pjese e tyre kane rene ne dashuri me mediat. Me sa duket politikanet e shikojne ekspozimin qe ju ben media kur flasin per nje bamirese si Nene Tereza si nje mundesi per te ekzoneruar veten per deshtimet e tyre si sherbetore te popullit. Ne kete kontekst nuk eshte cudi qe politikanet qe flasin per Nene Terezen nuk permendin ndonje fakt per te ilustruar se cfare kane bere apo po bejne per te ndjekur shembullin e Nene Terezes per te ndihmuar me vepra jetimet te varfrit te ngujuarit nga gjakmarrja grate qe vuajne nga dhuna ne familje apo viktimat e semundjeve me stigme sociale.

Nene Tereza mund te mos kete qene nje oratore elokuente por ne fjalimet e saj nuk mungonin statistikat se si ajo i kthente fjalet ne vepra. Une vete kam pasur privilegjin te shikoj se si perfitojne nga puna qe filloi Nene Tereza njerezit qe jane flakur si mbeturina nga shoqeria ne Kalkuta. Si rezultat i shpirtit te saj praktik revolucionar kjo murgeshe ndryshe nga shume misionare te tjere i sherbente Krishtit me shume me vepra se sa me fjale ajo predikonte me mire duke vepruar. Ky eshte nje shembull qe duhet ta ndjekim te gjithe ne vecanerisht politikanet te cilet nuk rreshtin se permenduri se cberi Nene Tereza per te varfrit e me te varferve ne Kalkuta.

Politikanet dhe te gjithe ne genjejme veten po qe se e shikojme Kalkuten e larget si nje teater varferie me te cilin nuk kemi asgje te perbashket. Po qe se i hapim syte po qe se i hapim veshet po qe se i hapin zemrat shpesh te varfrit e Kalkutes i kemi para syve ne Ballkan. Per fat te keq keta te varfer ne kemi vendosur as ti shikojme as ti degjojme. Per ne keta te mjere nuk ekzistojne. Ne akoma nuk e kuptojme se varferia e tyre individuale eshte mjerimi yne kolektiv. Nuk e kam fjalen vetem per varferine materiale. Varferia shpirterore mungesa e respektit per njeriun mungesa e lidhjeve te ndersjella njerezore dhe mungesa e komunikimit qe Nene Tereza e quante si varferia me e madhe qe ka pllakosur Perendimin jane te pranishme kudo ne Ballkan.

Ne mediat kosovare eshte raportuar kohet e fundit se ne Kosove nuk jane organizuar shume aktivitete per te festuar si duhet 100 vjetorin e ditelindjes se Nene Terezes. Une mendoj ndryshe per kete pervjetor si ne Kosove edhe ne Shqiperi jane organizuar aktivitete ndoshta me teper se cduhet. Ajo qe duhet tu kerkohet qeverise se Kosoves qeverise se Shqiperise qeverise se Maqedonise qeverive dhe klasave politike ne Ballkan jane fakte konkrete se si po ndihmohen njerezit qe jane ne pike te hallit te braktisurit per te cilet nuk kujdeset as njeri as perendi. Ky do te jete nderimi me i madh qe mund ti behet kujtimit te Nene Terezes. Le te shpresojme se kjo do te jete menyra se si do te masim respektin tone ne pervjetoret e tjere per kete shenjtereshe qe kombi shqiptar dhe Ballkani i dha njerezimit ne kohet moderne.

Kjo kumtese eshte lexuar ne Konferencen Nderkombetare Shkencore Jeta dhe Vepra e Nene Terezes qe u mbajt para pak ditesh ne Prishtine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›